Aktualitet18 Maj 2024, 08:04

Temperaturat rriten deri në 31 gradë, njihuni me parashikimin e motit për fundjavën

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat rriten deri në 31 gradë, njihuni me parashikimin e motit
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ditën e diel vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm.
Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim.

Temperaturat priten të shkojnë nga 28 gradë deri ne 31 gradë celsius.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjet shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngatash afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7 metra për sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10 metra për sekondë. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

moti temperaturat