Aktualitet13 Qershor 2024, 20:14

U dhunua barbarisht, del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Shkruar nga Pamfleti

U dhunua barbarisht, del nga koma avokati Sokol Mëngjesi

Avokati Sokol Mëngjesi ka dalë nga gjendja e komës ditën e sotme.

Mësohet se Mëngjesi ka reaguar mirë, ndërsa mjekët në spitalin ku ai ndodhet janë optimistë për përmirësimin e gjendjes së tij.

Avokati u transportua rreth një javë më parë nga spitali i Traumës me avion privat, drejt një spitali në Athinë për mjekim të specializuar.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, teksa u godit me levë në kokë nga disa persona.