Aktualitet26 Janar 2024, 12:59

U mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, mbahet sot gjyqi për Vangjush Dakon dhe të akuzuarit e tjerë

Shkruar nga Pamfleti

U mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre, mbahet sot gjyqi

Zhvillohet sot seanca paraprake për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe 10 persona të tjerë, që akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Në seancë do të vendoset nëse çështja duhet të vazhdohet të hetohet apo do të kalojë për gjykim.

Sot pritet që të kryhet Apeli i të dyshuarve, të njihen me prokurë avokatët mbrojtës. Në këtë proces me dyer të mbyllura, do të konsatohet shpallja në kërkim, njoftimi i personave që do të duhet të gjykohen në mungesë. Bëhet fjalë për tre persona, aktualisht janë dorëzuar 11 shtetas të akuzuar, mes tyre edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, i cili vazhdon të jetë i arrestuar, edhe pse në statusin e të paraburgosurit.

Të vetmet masa janë dy, pushim i akuzës dhe nga ana tjetër edhe zbutja e masës nga arrest në burg në arrest shtëpiak, për një nga ndërtuesit.

Në fillim të muajit janar u njoftua të mbahej një seancë paraprake, gjykimi do të vijojë në mungesë dhe do të shikohet nëse s’do të zhbllokohet në mungesë ky proces.

Vangjush Dako ka shpërdoruar detyrën si kryetar bashkie, ndërsa më herët ka thënë se nuk ka dijeni dhe ka zbatuar ligjin.

spak vangjush dako gjyq