Aktualitet26 Janar 2024, 15:24

Vijon prej tre orësh seanca, Dako në GJKKO: Akuzat e SPAK nuk qëndrojnë

Shkruar nga Pamfleti

Vijon prej tre orësh seanca, Dako në GJKKO: Akuzat e SPAK nuk

Prej 3 orësh vijon në Gjykatën e Posaçme seanca ndaj ish-kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Seanca ka nisur në orën 12.00 dhe vijon ende me dyer të mbyllura.

Përmes avokatit të tij Dako ka kërkuar pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.

Mësohet se Dako ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij duke thënë edhe se projektet janë lehtësisht të verifikueshme.

“Leja për pallatin ishte vendim kolegjial. Ndërsa për tenderin e vijës bregdetare projekti është i verifikueshëm, dhe akuzat e SPAK nuk qendrojnë”, është shprehur Dako në seancë.

Akuzat e ngritura ndaj Dakos dhe të arrestuarve të tjerë janë për shpërdorim detyre dhe falsifikim të vulave e formularëve, në dy raste: në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatësh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Në seancën e sotme do të vendoset nëse çështja duhet të vazhdohet të hetohet apo do të kalojë për gjykim.

Ndërkohë seanca po vijon me deklarimet e të akuzuarve të tjerë.

 

vangjush dako gjkko spak