Aktualitet23 Maj 2024, 09:59

Vizita e Cameron në Shqipëri, gazetarja tregon çfarë i kërkoi Sekretari britanik kryeministrit Rama

Shkruar nga Pamfleti
Vizita e Cameron në Shqipëri, gazetarja tregon çfarë i
David Cameron dhe Edi Rama

Ditën e djeshme sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron zhvilloi një vizitë të shkurtër në Shqipëri, ku u takua me kryeministrin Edi Rama.

Gazetarja Enkelejda Mema tha në emisionin “7pa5” se Cameron mund të ketë kërkuar diçka nga Rama, në këmbim edhe të ndihmës financiare që Britania do të japë për rrjetin hekurudhor  në Shqipëri.


Mema tha se Cameron mund të ketë kërkuar ndërtimin e një kampi për emigrantët, njëjtë si ai që do të ndërtohet nga marrëveshja e Shqipërisë me Italinë.

“Ishte një vizitë pak orëshe, megjithatë përtej lajmit të madh që solli, është një angazhim i Londrës për të investuar 4 miliardë paund për dy hekurudha. Pas kësaj oferte duhet të ketë edhe një kërkesë të madhe. Besoj që në takimin që pati me Ramën duhet të ketë pasur një kërkesë për sa i përket emigracionit të paligjshëm. Nuk e di nëse Cameron ka kërkuar një marrëveshje si Shqipëria ka me Italinë për një kamp për emigrantët që të vijnë në Shqipëri. E nis këtë dyshim nga fakti që Britania e Madhe e ka kërkuar që Shqipëria të jetë një vend pritës i përkohshëm për emigrantët e paligjshëm. Rishi Sunak nisi një fushatë me vendet e BE për këtë çështje dhe Rama duhet të ketë pasur një telefonatë nga Sunak”, tha Mema.