Aktualitet26 Shkurt 2024, 22:32

Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, gazetari Laçi: Një ''Citroen'' dhe një ''Audi'' ngritën dyshimet e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, gazetari Laçi:

Gazetari, Dritan Laçi u shpreh se ajo që ngriti dyshimet për vrasjen e babait nga fëmijët në Durrës është largimi i makinës së viktimës një dita pasi u raportua i zhdukur nga djali i tij.

I ftuar në emisionin “Drejt’’ në Ora News, ai tregoi se kur lindën pikëpyetjet.  

Krimi nuk ishte se si të ishte i përsosur. Duke filluar që në mënyrën kronologjike, që në faktin që familja shkon pas tre ditësh për të denoncuar zhdukjen e babait por ato nuk interesohen më për babain. Pastaj investohet policia për ta zbuluar.

Ajo që konstatohet është se në mëngjesin e datës 11 shkurt se me 10 shkurt djali raportoi zhdukjen e babait vihen re dy makina që dalin nga rrugica e banesës.

Një “Citroen’’ makina e viktimës dhe një “Audi’’ që drejtohej nga djemtë e viktimës me qëllim për të krijuar një alibi të rreme, për të çuar makinën diku tjetër dhe për tu kthyer në banesë do ktheheshin me “Audin’’ dhe këtu ka filluar  gjithë dyshimi”, tha ai.