Aktualitet25 Shkurt 2024, 21:49

Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, psikologia: Groposja para shtëpisë më e rëndë se krimi që kanë kryer

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e babait nga fëmijët në Durrës, psikologia: Groposja

Psikologia, Marsela Leksi foli për rastet e krimit në familje, ku u ndal në ngjarjen e rëndë në Durrës ku fëmijët vranë dhe varrosën babanë e tyre.

Leksi u shpreh se është një ngjarje e padëgjuar më parë në vend.

"Është një ngjarje tepër e rëndë. Normalisht jo e pranueshme. Ky rast është i padëgjuar në vend, që fëmijët të vrasin babain e tyre. Jam e bindur që tre fëmijët dhe bashkëshortja, duhet të jenë në dijeni të situatës që ka ndodhur.

Gjakftohtësia më e madhe është që ta marrësh ta mbështjellësh dhe ta groposësh para shtëpisë. Kjo është më e rëndë sesa vetë krimi që kanë kryer", tha psikologia e ftuar në studion e lajmeve në Ora News.

 

vrasje baba femije psikologia groposje shtepi krim