Aktualitet26 Shkurt 2024, 11:21

Vrasja e Pëllumb Metës, familja po fsheh shkaqet e vërteta të krimit tronditës

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës, familja po fsheh shkaqet e vërteta

Avokatja Rudina Gjoni ka folur lidhur me ngjarjen që tronditi opinionin publik, ku tre fëmijët vranë babanë e tyre.

Sipas saj, tek kjo ngjarje fshihet diçka më e rëndë se fejesa pa dëshirë e vajzës.

Autor i ngjarjes ka qenë djali i tij, Pëllumb Meta dhe se krimi i paramenduar ka ndodhur brenda një dhome të shtëpisë dhe më pas kanë transportuar trupin e pajetë të babait të tyre duke e varrosur pranë një kasolleje në oborr.

“Të gjithë fëmijët, nëse janë të përfshirë që të tre, sigurisht është diçka shumë e vështirë që të bëhen bashkë të tre dhe të vrasin babanë e tyre, dhe jemi shumë herët ende për ta thënë këtë, pasi çështja është ende nën hetim, po intuita ime si avokate dhe si penaliste për shumë vite, mendoj që pas kësaj ngjarje fshihet diçka më e thellë. Nuk mendoj që është problem ekonomik, pasi po ta marrësh me laps dhe me letër, çdo familje ka konflikt me prindërit e vet sepse është kjo divergjenca e brezave.

Mendoj që diçka tjetër fshihet në këtë krim, dhe nuk është vetëm fejesa e vajzës, sepse në fund të fundit po ta marrësh me një logjikë të thjeshtë, një prind që vendos ta çojë fëmijën e tij në fakultet nuk është aq jo ‘open-mind’ sa për ta kuptuar se kur ajo vazhdon fakultetin, nuk është e angazhuar për të krijuar një familje.

Pra, nuk mendoj se ka qenë kjo arsyeja e krimit, mendoj se fshihet diçka tjetër në këtë rast. Sigurisht krimi në familje mbart gjithmonë shume mistere dhe situata është nën hetim, duhet të dimë fillimisht kush është personi që e ka menduar krimin, kush e ka kryer më pas atë sepse jemi tamam me shumë bashkëfajtorë dhe autorë dhe nuk mund ta themi cili ka qenë personi që e ka iniciuar, ndoshta ka qenë vrasje e paramenduar, pra nuk mund të them.

Përderisa janë të gjitha ata prezentë dhe bashkëfajtorë mendoj se e gjithë kjo është e organizuar. Është e paramenduar sepse aty për aty mund të ndodhej vetëm vajza apo mamaja. Këto ngjarje çdo ditë po tronditin themelet e shoqërisë dhe ne si juristë duhet të jemi më të kujdesshëm, psikologët, mediat si pushtet i katërt gjithashtu për konpromentuar bazat e shoqërisë shqiptare që tashmë themelet janë tronditur e thuajse çdo ditë kemi ngjarje të tilla”, tha ajo për “Syri Tv”.