Aktualitet 1 Shkurt 2024, 22:32

Vrasja e Liridonës, Sokol Bregu zbulon detaje: Ajo mund ta ketë kuptuar planin e bashkëshortit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridonës, Sokol Bregu zbulon detaje: Ajo mund ta ketë

Gazetari Sokol Bregu ka zbuluar detaje të tjera lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli.

Sipas gazetarit, e ndjera mund ta ketë kuptuar se bashkëshorti i saj kishte planifikuar vrasjen e saj, ndaj dhe Murseli ka vepruar në mënyrë të shpejtë.

Gazetari Bregu thotë se kjo është arsyeja se përse Naim Murseli ka kërkuar që vrasja të kryhet sa më shpejt.

“Vrasësi fizik, unë e besoj në dëshminë e tij sepse duket thjesht, edhe me një mënyrë të dëshmisë së tij, shumë i qartë, por nuk tregon pse e bëri në atë lloj forme. Dyshimi kryesor është nuhatja. Nëse ka qenë një debat, i cili ka qenë edhe në familje, diçka e ndjera e ka nuhatur, që mund t’i rrezikohet jeta dhe në atë moment”, ka thënë Bregu.

Sipas gazetarit Liridona ka dyshuar për një krim të mundshëm që po planifikohej ndaj saj.

Megjithatë Bregu thotë se një arsye tjetër se përse Murseli donte të vepronte shpejt mund të kenë qenë edhe problemet financiare.

“E ka marrë një informacion në një moment të tillë dhe duhej kryer në mënyrë të shpejtë, sepse ajo kishte filluar të dyshonte nëse kjo do të kryej. Vetëm kështu! Se në të kundërt, vërtet i dyshuari i vrasjes, ideatori, mund të ketë probleme financiare, mund të ketë edhe histori të tjera, por nuk ka një IQ kaq të ulët sa të kryej një krim në këtë lloj forme, që të kapet brenda 30 sekondash”, ka thënë Bregu në Tv Klan.

sokol bregu liridona ademaj naim murseli