Aktualitet26 Shkurt 2024, 21:37

Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari: Dëshmitë e bashkëshortes të dyshimta, do u nënshtrohet kontrolleve të shëndetit mendor

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës, gazetari: Dëshmitë e

Vrasja e Pëllumb Metës ka ende shumë pikëpyetje ndërkohë që ka shkaktuar habi edhe kthjelltësia jo vetëm e fëmijëve por edhe bashkëshortes së tij.

Pikërisht për këtë arsye, Blerina Metës, bashkëshortes së 50-veçarit, do t’i bëhet një ekspertizë pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gazetari Sokol Dema u shpreh se gjakftohtësia me të cilën Blerina Metën ka rrëfyer ngjarjen makabër, ka ngritur dyshimet se mund të vuajë nga probleme të shëndetit mendor.

“Pritet të bëhet një akt ekspertize ndaj Blerina Metës pasi ka deklarime të çuditshme. Ka një kthjelltësi të mprehtë në një situatë shumë të rëndë që ka ndodhur në familjen e saj. Hetuesit kanë dyshime se për shkak të dhunës së ushtruar ndër vite ndaj saj, mund të ketë edhe probleme të shëndetit mendor”, tha gazetari i Report Tv.

pellumb meta