Aktualitet26 Shkurt 2024, 16:17

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, flet bashkëshortja e tij: Ishte shumë agresiv, vetëm na terrorizonte!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Pëllumb Metës nga fëmijët, flet bashkëshortja

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve që u lanë në burg sot për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta ka rrëfyer se bashkëshorti i saj e dhunonte vazhdimisht prej 26 vitesh.

E ftuar në emisionin “Pa Gjurmë” në “Report Tv”, ajo deklaroi se burri ishte tepër agresiv dhe terrorizonte të gjithë familjen.

Pjesë nga intervista:

Odeta Dume: Si i ke pasur marrëdhëniet me të?

Blerina Meta: Ishte njeri agresiv, shumë i dhunshëm. Asnjëherë nuk arriti të qetësohej. Vetëm terrorizonte gjithë familjen. Edhe dritaret e katit të dytë nuk hapeshin ndonjëherë, ditët që erdhi policia i panë dritaret me ngjitës. Nuk dilja dot në ballkon të ndeja rrobat rrija me kurriz.

"Unë jam një grua e dhunuar në mënyrë sistematike prej 26 vitesh duke më përfshirë mua dhe fëmijët e mi", tha ajo.

Blerina Meta: Edhe dritaret e katit të dytë. Ditën që erdhi policia perdet ishin të mbyllura. Nuk dilja në ballkon.

Odeta Dume: Përpara se të ndodhte kjo të kishte dhunuar?

Blerina Meta: Dhuna ishte e pranishme. Kisha gjetur mënyrën time për të mos e kundërshtuar. Për cdo gjë fliste e vendoste vetë. Nëse do kundërshtoje të vinte duart në fyt si mua si fëmijëve

Odeta Dume: E ke denoncuar?

Blerina Meta: Fatkeqësisht jo

Odeta Dume: Pse?

Blerina Meta: Vetëm nga frika

Odeta Dume: Kush ka shkuar në polici për të denoncuar?

Blerina Meta: Në polici shkoi vëllai I madh. Unë e dija për të humbur që ishte larguar nga shtëpia.

pëllumb meta