Aktualitet26 Janar 2024, 15:16

Zyrtarët e arrestuar kërkojnë masë më të lehtë sigurie, shtyhet për nesër procesi për inceneratorin e Tiranës!

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarët e arrestuar kërkojnë masë më të

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë shqyrtimin e ankimimit të bërë nga zyrtarët e dyshuar për shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Seanca e radhës është shtyrë për ditën e nesërme në orën 12:00. Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish -Drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli që ndodhen në arrest me burg, ndërsa Alba Thoma, dhe Silena Tola, Sidrita Kopliku dhe Pëllumb Abeshi  të cilën ndodhen në arrest shtëpi, kërkojnë masa më të lehta sigurie, me pretendimin se nuk kanë kryer vepër penale.

Të dyshuarit pretendojnë se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë e prishin provat, ndërsa nuk ekziston rreziku që ti shmangen hetimit të çështjes.

Në lidhje me këtë çështje hetimore, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zyrat e drejtorisë se punëve publike që ndodhen në afërsi të Rrugës së Durrësit ku ushtruan kontroll duke marrë prej andej kompjuterë dhe duke sekuestruar dosje të ndryshme.

Taulant Tushe njihet si i besuari i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj dhe është zyrtari më i lartë i Bashkisë deri më tani që mbahet në arrest për inceneratorin e Tiranës.

inceneratori