Politike13 Gusht 2019, 14:12

Akuzat e PD/ Valdrin Pjetri: Jam i pastër, nuk kam bërë burg, akuzat të fabrikuara nga PD

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e PD/ Valdrin Pjetri: Jam i pastër, nuk kam bërë burg, akuzat të fabrikuara nga PD

Fill pas publikimit të dokumenteve të publikuara nga Partia Demokratike për Valdrin Pjetrin ku pretendohet se ky i fundit ka qenë i dënuar në Itali në vitin 2003 me 18 muaj burg për trafik droge, ka reaguar vetë Pjetri, tashmë kryetar i Bashkisë Shkodër.

Pjetri mohon vërtetësinë e dokumentit të kuesturës së Firences. Ai thotë se e vërteta e vetme është certifikata që ai publikoi pak ditë më parë. Megjithatë Pjetri shprehet se pret me padurim vendimin përfundimtar për procesin e verifikimit të figurës që po bëhet nga prokuroria.

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane” deklaron ai.

Nesë akuzat e PD vërtetohen, një tjetër kryebashkiak i Ramës do t’i duhet të japë dorëheqjen për shkak të ligjit të dekoriminalizmit. Në fakt nëse është e vërtetë se Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar, përgjegjësia bie mbi kryeministrin Rama që e ka kandiduar, edhe pse ky i fundit nuk bën dot pa ‘çunat e krimit’.

codramol
smile

Politike AKUZAT E PD Valdrin Pjetri