Pas akuzave dhe denoncimeve për mungesë kapacitetesh në spitale për pacientët e infektuar me CoVid-19, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka shpërndarë disa foto nga spitali Covid4, teksa shkruan se gjithçka është gati.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këtë luftë nuk do të lenë asgjë mangët, por sërish nuk mund të fitohet beteja nëse secili nuk bën të vetën duke treguar kujdes.
“MIRËMËNGJES Spitali Covid4 është gati me gjithçka duhet në vijën e zjarrit, por ju lutem kujdesuni për veten e të tjerët, sepse kjo luftë ku ne s’do të lemë asgjë mangut, deri në fund, fitohet vetëm duke bërë secili të vetën,” shkruan Rama.