Sport21 Korrik 2018, 13:04

Akuzat për simulime, flet Neymar: Ja pse e bëj, ju kurrë nuk do të më kuptoni!

Shkruar nga Pamfleti
Akuzat për simulime, flet Neymar: Ja pse e bëj, ju kurrë nuk do

Braziliani Neymar ka folur për akuzat që i janë bërë atij në lidhje me simulimet e shumta në botëror. Ylli i Brazilit foli në lidhje me këtë situatë. Ai sqaron gjithçka dhe nuk pranon akuzat e kota që bëhen në drejtim të tij. Ok, të paktën e ka kuputuar se u bë bajat. 

“I kam parë videot dhe në fakt i kam marrë me humor. Madje dje kam postuar në ‘Instagram’ një video të tillë me fëmijët. Detyra ime të dribloj, të përballem me kundërshtarin pasi nuk mund të rri para tij dhe t’i them ‘I dashur, më fal por unë dua të shënoj një gol’. Normal që nuk mund ta bëj këtë por do të provoj të dribloj, të iki dhe ai nuk do të ma lejojë këtë, do të provojë të më ndalojë, madje edhe me faull.

Ndonjëherë unë jam më i shpejtë dhe arbitri për këtë është në fushë. A mendoni ju se do të doja të dëmtohesha? Jo, është shumë e dhimbshme. Pas ndeshjeve, unë qëndroj për rreth 4-5 orë në akull dhe gjithçka është shumë e komplikuar por ju kurrë nuk do të më kuptoni nëse nuk do ta provoni vetë këtë”, u shpreh Nejmar. 

Sport Neymar Simulime