Alarm për jetë në rrezik! Gruaja humb jetën në minierën e Zamir Manes

Aksident me vdekje në zonën D të minierës së Bulqizës. Një 50 -vjecare është aksidentuar teksa mblidhte krom. Mësohet se Shpresa Rami është gruaja e shtypur për vdekje nga fadroma.



Rami është viktima e tetë që humb jetën në galeritë e zonës së Bulqizës brenda 7 muajsh. Gjatë dekadës së fundit, rreth 300 minatorë kanë humbur jetën në të gjithë vendin si pasojë e aksidenteve në miniera. Por pavarësisht bilancit tragjik të viktimave, asnjë drejtues kompanie nuk është ndjekur penalisht gjatë tre viteve të fundit nga Prokuroria e Dibrës.

Kjo është fytyra e vërtetë e kapitalizmit dhe jo emisionet dhe eventet e bamirësisë mëshiruese ku shfaqet Zamir Mane.