Showbiz21 Gusht 2019, 12:57

Alarmante/ Niveli i detit Mesdhe do rritet deri në 20 centimetra.

Shkruar nga Pamfleti
Alarmante/ Niveli i detit Mesdhe do rritet deri në 20 centimetra.

Niveli i detit Mesdhe rritet dita ditës dhe do rritet edhe më shumë, për shkak të ndryshimit klimatik.

Ky është alarmi i disatë, lëshuar kësaj radhe nga kërkuesit e  Ingv, të cilët kanë hartuar dy skenarë të mundshëm, duke llogaritur se brenda 2050-s mund të rritet niveli i detit deri në 20 centimentra e 57 centimetra deri në 2100-n.

Në zona të veçanta si laguna e Venecias, niveli i detit mund të rritet deri në 82 centimetra.

Studimi parashikon dy skenarë të mundshëm të rritjes së nivelit të detit në 2050 dhe 2100, llogaritur në bazë të projeksioneve klimatike të Panel on Climate Change ( Organizmi i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e shkencës relative të ndryshimeve klimatike), plotësuar me të dhënat e zhytjes, i cili varion nga vendi në vend dhe luhatjes së nivelit detar.

Lifestyle Deti Mesdhe rritje niveli