Alarmi i Eduard Halimit: Vettingu po çmend gjyqtarët

Ish nënkryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Eduard Halimi, në një analizë për “Panorama ka deklaruar se sistemi i drejtësisë është në kolaps dhe se llogaridhënia është zero.



Ish ministri i Drejtësisë ka theksuar se procesi i vettingut pritet të zgjasë me vite, pasi vetëm në 6 muaj kanë kryer rivlerësimin vetëm 12 gjyqtarë, ndërkohë që sitemi ka në total 800 magjistratë.

“Gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm janë në ankth ndërmjet dilemës nëse do të kalojnë ose jo Vettingun dhe faktit nëse nuk kalojnë do i tallin të gjithë si budallenj që punuan me përkushtim dhe nuk u shpërblyen me konfirmimin.

Pjesa tjetër si ajo “gri” dhe “e zezë “ e sistemit po çmendet. Vettingu po çmend gjyqtarët. Disa prej tyre të frikësuar, se duke i shërbyer qeverisë, do shpëtonin. Rastet e fundit i shuan edhe këto “shpresa”. I shërbejnë qeverisë por nuk mjafton te Vettingu”, thekson Halimi.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.