Kontraceptivët hormonale mund të kenë efekt anësor depresionin dhe mund të çojnë deri në vetëvrasje. Lajmi bëhet i ditur nga Agjensia Italiane Farmaceutike (AIFA) në një shënim dërguar mjekëve, duke shpjeguar se është vendosur të përditësonin informacionet mbi produktin me një lajmërim të ri, pas një vlerësimi mbi sigurinë të bërë në Europë, mbi rrezikun e vetëvrasjes, që lidhet me depresionin, tek pacientët që përdorin kontraceptivët hormonalë.
Humori jo i mirë dhe depresioni janë efektet e padëshiruara që vijnë nga përdorimi i kontraceptivëve hormonalë. Depresioni mund të jetë i rëndë dhe është një faktor që mund të çojë deri në vetvrasje. Ndaj, pacientët duhet të jenë të informuar dhe të kontaktojnë mjekun e tyre nëse vënë re ndryshime të humorit dhe simptoma të depresionit edhe nëse shfaqen pak pas nisjes së trajtimit. Alarmi vlen për të gjithë kontraceptivët hormonalë që shiten në farmaci, me pak fjalë: tableta, kontraceptivi ngjitës, unaza vaginale, impianti për përdorim nën lëkurë, etj.