Aktualitet28 Tetor 2019, 21:31

Alarmohet Durrësi/ Gjendet në mes të rrugës një valixhe, qytetarët denoncuan se kishte eksploziv

Shkruar nga Pamfleti

Alarmohet Durrësi/ Gjendet në mes të rrugës një valixhe, qytetarët denoncuan se kishte eksploziv

Një valixhe e hedhur në mes të rrugës ka alarmuar qytetarët e Durrësit mbrëmjen e sotme.  Denoncimi në polici ishte se brenda valixhes mund të kishte eksploziv.

Kjo ka vënë menjëherë në lëvizje uniformat blu, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të valixhes.

Ndërkohë, policia ka arritur të hapë valixhen, ku ka rezultuar se brenda saj nuk kishte asgjë dhe se alarmi ishte i rremë. Për këtë arsye, policia po heton edhe për telefonatën e kryer në sallën operative, që dha alarmin për shpërthim.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet