Nëntorit i erdhi fundi dhe festat e fundvitit po afrojnë, e me siguri shumë prej jush kanë nisur me dekorimin e shtëpisë.
Miriami dhe Albani i kanë dhuruar një frymë ndryshe këtyre festave. Me vajzën , Ameli dhe djalin e tyre, Duam si protagoniste të videos, çifti kanë realizuar një kujtim shumë të ëmbël në këtë fundvit që i gjen më të plotësuar se asnjëherë më parë.
Ideuar nga Rezarta Shkurta, ka qenë vetë Miriami ajo që e ka bërë publike këtë video në rrjetin e saj social Instagram.
“Festat po afrojnë dhe midis kësaj atmosfere të bukur kemi dëshirë që në këto kohë të vështira të ndajmë me ju sa më shumë pozitivitet ”
Ata duken një familje e lumtur teksa bëhen gati për festat e fundvitit.