Showbiz25 Qershor 2019, 13:12

Alban Dudushi kompenson mungesat me të bijën

Shkruar nga Pamfleti

Alban Dudushi kompenson mungesat me të bijën

Duket se e ka gjetur ekuilibrin mes dy familjeve të tij Alban Dudushi. Ai nuk mungon edhe në datat e shënuara të vajzës, të lindur nga martesa e parë me aktoren Nigda Dako. Por më shumë se ai vetë, marrëdhënien me vajzën e madhe e promovon bashkëshortja e dytë e Dudushit, moderatoja Bieta Sulo.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Ajo ka postuar një foto në Instagram ku babi Albani shfaqet përkrah së bijës në darkën e minimaturës.

“Joelle dhe shoqëruesi i saj në mbrëmjen e minimaturës”,- ka shkruar Bieta në foton ku Joelle duket e kënaqur në krah të të atit.

Kujtojmë se Joelle ka lindur nga martesa e parë e moderatorit me Nigda Dakon. Edhe pse çifti e kreu ritualin e martesës pas lindjes së vajzës, marrëdhënia e tyre nuk zgjati edhe për shumë kohë.

Albani u dashurua me një nga pjesëtaret e stafit të tij në Top Show, gazetaren Bieta Sulo, diferenca në moshë me të cilën është goxha e madhe.

Lidhja e tyre zgjati shumë vite edhe pse ata e pranuan shumë vonë se kishin një histori mes tyre.

Me gjithë fshehtësinë, Albani u dorëzua, kreu divorcin dhe u lidh zyrtarisht me Bietën, me të cilën ka një djalë të vogël. Duket se Bieta e ka pranuar me kohë edhe praninë e vajzës së madhe të Albanit. Ajo poston herë pas here foto familjare ku pjesë është edhe Joelle./Pamfleti

codramol
smile

Lifestyle Alban Dudushi kompenson mungesat me të bijën