Politike28 Mars 2018, 09:06

Albana Vokshi e akuzon si “të paaftë”, plas sherri mes grave në Komisonin e Medias

Shkruar nga Pamfleti
Albana Vokshi e akuzon si “të paaftë”, plas sherri mes

Albana Vokshi e akuzon si “të paaftë”, plas sherri mes grave në Komisonin e Medias

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kanë debatuar ashpër për çështjen kaq shumë të debatuar ditët e fundit, siç është ajo e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Deputetja demokrate i ka kërkuar ministres të japë dorëheqjen, duke e quajtur atë të paaftë. Kjo e fundit ka refuzuar të dorëhiqet, duke sqaruar se godina e Teatrit Kombëtar ka shfaqur shumë herë probleme dhe shembje në pjesë të ndryshme.

 Vokshi: Je e paditur, jep dorëheqjen.

Kumbaro: Nuk e jap dorëheqjen. Unë flas për dokumente zyrtare. Në emër të Teatrit Kombëtar janë shpenzuar 6 milionë dollarë, por projekti u ndërpre. Kryeministri shpreh vullnetin politik për një godinë të denjë teatri. Mënyra si do të ndërtohet do të jetë rezultat i procedurës ligjore. Do të ndërtojmë teatër të ri, sepse teatri për të cilin flasim është në kushte skandaloze. Turp të keni.

Debatet kanë shoqëruar Komisionin e Medias, që në fillim të mbledhjes, ku është thirrur në seancë dëgjimore ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për Teatrin Kombëtar. Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, ka pyetur disa herë ministren Kumbaro të përgjigjet nëse do të shembet Teatri Kombëtar, por ajo i është shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë.

Vokshi ka këmbëngulur në një përgjigje direkte ndaj Kumbaros, por ka qenë deputeti socialist, Ismet Beqiri, që ka ndërhyrë duke i kërkuar Vokshit të lërë ministren të flasë.

 Beqiri: Je në rrezik të shkatërrosh dhe muret, jo më mendjet tona. Boll.

 Vokshi: Ule zërin.

 Beqiri: Po na fyen të gjithëve, edhe qytetarët që na dëgjojnë.

 Vokshi: Qesharak, mos e merr mikrofonin.

 Beqiri: E marr sa herë të dua.

 Vokshi: Mos më përqesh mua.

Report Tv ka siguruar shkresën e ministres së Kulturës dërguar në komision, ku thuhet se nuk ka projekt, por koncept projekt të dërguar në Bashkinë e Tiranës. Ndër të tjera, në shkresën e firmosur nga Kumbaro thuhet se godina e Teatrit Kombëtar nuk është konsideruar asnjëherë si monument kulture.

 

 

Politike Albana vokshi deputetja e PD ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro