Bota11 Maj 2018, 21:52

Albin Kurti: S’ka burg që e ndal aktivizmin studentor

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti: S’ka burg që e ndal aktivizmin studentor

Albin Kurti: S’ka burg që e ndal aktivizmin studentor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se arrestimi dhe mbajtja e gjashtë aktivistëve të organizatës për Studim, Kritikë dhe Veprim është i pakuptimtë dhe ua pamundëson punën në prag të zgjedhjeve studentore në Universitetin e Prishtinës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka theksuar se qëllimi i pushtetit është frikësimi i të rinjëve dhe largimi i tyre nga politka, që sipas tij nuk do të arrihet, cilat do qofshin mjetet që përdoren.

 

Dje na lajmëruan se gjashtë aktivistë të Lëvizjes, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Endrit e Januz Shatri, Kreshnik Gega e Korab Muhadri, të cilët u mbajtën për gati një muaj në paraburgim ua kanë vazhduar paraburgimin edhe për dy muaj të tjerë.Prej këtyre gjashtëve, pesë janë studentë shumë aktivë të organizatës studentore SKV (Studim – Kritikë – Veprim).

ARRESTIMI I PAKUPTIMTË I TYRE, E SIDOMOS MBAJTJA KAQ E GJATË NË PARABURGIM, E KA PAMUNDËSUAR AKTIVIZMIN E KËTYRE STUDENTËVE MU NË PRAG TË ZGJEDHJEVE STUDENTORE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS QË DO TË MBAHEN NË DATËN 15 MAJ.

PËRPJEKJET E PUSHTETIT PËR TË DËMTUAR AKTIVIZMIN STUDENTOR DHE PUNËN E SKV-SË, PËRKOJNË

ME QASJEN E TYRE TË PËRGJITHSHME: ATA DUAN T’I FRIKËSOJNË TË RINJTË DHE T’I LARGOJNË ATA NGA POLITIKA.

MIRËPO UNIVERSITETI I PRISHTINËS DHE STUDENTËT E PROFESORËT E ANGAZHUAR POLITIKISHT, GJITHNJË I KANË PRIRË NDRYSHIMEVE PROGRESISTE NË HISTORINË E KOSOVËS.

KËSHTU DO TË JETË SËRISH.

NUK KA BURG E PARABURGIM, PERSEKUTIM E IZOLIM, QË E NDAL AKTIVIZMIN STUDENTOR.

Rajoni Aktivizmi studentor Albin Kurti burgosja rezistenca