Prokuroria e Krimeve të Rënda më në fund ia doli mbanë të shpallë pretencën për Arbër Cekajn , Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn. Për Cekajn, prokuroria kërkoi në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimin e tij me 14 vite burgim.
Prokurori kërkoi që sasia më e madhe e kokainës e kapur deri më sot në vendin tonë të mos asgjësohet derisa të përfundojnë hetimet edhe për pjesën tjetër të të hetuarve, duke qenë se akuza ka vërtetuar që destinacioni i parë i ngarkesës ishte në Maminas, por nuk është zbuluar se kush ishin pritësit dhe destinacioni përfundimtar.
Cekaj shikohet si një nga organizatorët e këtij trafiku, megjithëse ai hodhi akuza ndaj prokurorisë duke e konsideruar si komploteiste, pasi kishte shmangur hetimet ndaj një grupi të fuqishëm, emrin e të cilit nuk e tha.
Avokati i Arbër Çekaj, Dritan Jahaj ka deklaruar se klienti i tij nuk mund të jetë kurrsesi një bos droge. Ai ka deklaruar se Arbër Çekaj është një njeri shumë i realizuar, me 4 gjuhë të huaja dhe me dy universiteti. Mjafton për të parë disa detaje, shprehet avokati, për të mjaftuar që ai nuk mund të jetë një “bos droge”.
“Arbër Çekaj njeh 4 gjuhë të huaja dhe ka 2 universitete, si mund të jetë “bos drogë”, tha Jahaj.