Kulture20 Qershor 2019, 13:13

Alienët janë duke u çiftuar me njerëzit, argumentet e frikshme të profesorit të Oksfordit

Shkruar nga Pamfleti
Alienët janë duke u çiftuar me njerëzit, argumentet e

Alienët janë duke u çiftuar me njerëzit, argumentet e frikshme të profesorit të Oksfordit

Një pretendim i çuditshëm mbi programin e çiftimit që krijon hibridëalienë-njerëz të cilët mund t’u mbijetojnë ndryshimeve klimaterike.

Ndoshta nuk keni parë kurrëalienë, por studimet e fundit tregojnë që rreth 6% të Amerikanëve pretendojnë se janë rrëmbyer nga ata. Përvoja e tyre nuk duket edhe aq e bukur. Jashtëtokësorët shpesh i rrëmbejnë nëpër disqet e tyre, i shtrijnë mbi një tavolinë dhe marrin spermën nga meshkujt dhe lënë shtatzëne femrat.

Nëse i njihni UFO-t, atëherë e dini se ka disa shpjegime për këto eksperimente mbarështimi. Njëri prej tyre është se alienët ndodhen në një situatë të vështirë riprodhuese në botën e tyre: Ata nuk mund të riprodhojnë më dhe duhet të vijnë në Tokë për të përdorur njerëzit si inkubatorë për të mbartur pasardhësit alienë. Shpjegimi tjetër është se alienët janë duke prodhuar qenie hibride të cilët në një farë mënyre do t’i ndihmojnë të marrin kontroll mbi planetin tonë.

Një instruktor në Universitetin e Oksfordit në Angli beson se rrëmbimet  janë të vërteta. Young-hae Chi, i cili gjithashtu jep mësim të gjuhës Koreane në universitet, pretendon se  e di se çfarë kanëalienët në mendjen e tyre. Në leksionet që jep në universitet, ai thotë që ata janë duke krijuar hibridëalienë-njerëz si një mjet mbrojtës kundër ndryshimeve klimaterike. Për ta mbështetur këtë teori jo-ortodokse, Chi vëren se për dekada me radhë, numri i rrëmbimeve tëpa raportuaraalieneështë rritur. Ai e bazon këtë pretendim në punën e David Jacobs, një historian të dalë në pension në Universitetin Temple, i cili ka botuar disa libra mbi ufologjinë dhe i cili drejton Qendrën Ndërkombëtarë të Hulumtimeve të Rrëmbimeve.

Jacobs ka intervistuar më shumë se njëmijë njerëz të cilët pretendojnë se janë rrëmbyer, duke përdorur regresionin hipnotik  i cili me ç’duket i lejon ata tëri-sjellin në mendje takimet e jashtëzakonshme me alienët.

Këto pretendime Chi i merr për tëmirëqena, dhe e lidh numrin e të rrëmbyerve kataloguar nga Jacobs me rritjen e gazeve serrë. Ai nuk nënkupton një shkak dhe një efekt: Eksperimentii rrëmbimit nuk është përgjegjës për ngrohjen globale. Përkundrazi, është një reagim ndaj saj. Jashtëtokësorët po prodhojnë hibridë të cilët mund ta durojnë më mirë planetin e thekshëm. Duke prodhuar një model të ri Homo Sapiesni, ky projekt mund tëeliminojë nevojën për investime të vështira klimaterike. Gjithashtu mund të ndihmojë edhe vetëalienët – të cilët thuhet se jetojnë mes nesh – duke ruajtur pjesën e ADN-së së tyre qëmbartet nga hibridët tolerantë ndaj temperaturës.

Argumenti i Chi-së qëndron mbi faktin që dy gjëra janë rritur së tepërmi gjatë dekadave të fundit: numri i rrëmbimeve të raportuara dhe përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë. Sigurisht, gjatë kësaj kohe janë rritur edhe shumë gjëra të tjera.

Në fund, kjo teori do të përligjet ose do të hidhet poshtë nga observimet. Chi thotë se arsyeja përse ne nuk i shohim alienëtështë se ata janë mjaft të padallueshëm. “Brezi i parë i hibridëve ende ka tipare fizike që dallojnë nga alienët” tha ai për NBC News MACH në njëe-mail. “Por nga brezi i dytë…ata kanë tipare fizike të padallueshme nga ato të njerëzve, edhe pse mund të mbartin të paktën një të katërtën e gjeneve tëalienëve .

Paaftësia për të dalluar hibridët është sa e përshtatshme aq edhe jo-bindëse. Ata jetojnë mes nesh, por ne nuk i dallojmë dot. Dhe ndërkohë, përqendrimi i dyoksidit të karbonit në atmosferë vazhdon të rritet./Përshati në shqip: Pamfleti

Futurism Alienët janë duke u çiftuar me njerëzit argumentet e frikshme të profesorit të Oksfordit