Aktualitet12 Qershor 2018, 07:34

“Aligatori” i korrupsionit Vangjush Dako, 170 milion lekë për mobilim zyrash dhe 41 milion për pastrimin e ujrave

Shkruar nga Pamfleti
“Aligatori” i korrupsionit Vangjush Dako, 170 milion lekë

"Aligatori" i korrupsionit Vangjush Dako, 170 milion lekë për mobilim zyrash dhe 41 milion për pastrimin e ujrave të zeza

Dako harxhon për luks zyrash e “kursen” për largimin e ujrave të zeza, tender që përfundon në tetor kur mbyllet sezoni turistik. Mjerë Durrësi, në dorë të kujt ka rënë

Kur ka mbetur vetëm një vit para se të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendit, kryetari i bashkisë së Duirrësit Vangjush Dako nuk lë “qindarkën” ti shpëtojë nga dora.

Kështu ka ndodhur dhe me rastin e mobilimit të zyrave të bashkisë, ku janë harxhuar plot 170 milionë lekë, pa iu dridhur dora. Pasi ka përfitime, janë gjëra luksi me lekët e shtetit.

Ndërkohë që i njejti Vangjush Dako është i “kursyer” kur vjen puna për një investim në shërbim të qytetit që drejton për tre mandate me radhë, Durrësit dhe që ka të bëjë me pastrimin nga ujrat e zeza.

Eshtë kohë sezoni turistik dhe plazhi, ndërkohë që qytetarët durrsakë dhe ata të shumtë që vijnë nga Tirana dhe Kosova në vend që të shijojnë detin dhe bukuritë e bregdetit shqiptar, janë të detyruar të shijojnë “aromën” e ujrave të zeza që nuk largohen.

Pasi Gjushi akordon për këtë qëllim vetëm 41 milionë lekë, katërfish më pak se sa paratë që ka akorduar për mobilimin e zyrave të bashkisë dhe luksin për vete dhe bashkëpunëtorët.

Kështu, pavarësisht se hedh lekë pak për pastrimin e ujrave të zeza, Vangjush Dako hap tenderin për këtë shërbim për largimin e ujrave të zeza dhe pret që ofertat të mbërrijnë deri më datën 18 qershor të këtij viti.

Kushedi sa zgjat përzgjedhja e ofertës më të mirë të këtij 41 milion lekëshi për të larguar ujrat e zeza, ndërkohë që menjëherë sapo të shpallet fituesi afati i ekzekutimit të kësaj kontrate është dy muaj maksimumi.

Pra me gjithë vonesat në përzgjedhjen e kompanisë fituese për largimin e ujrave të zeza dhe afatit ligjor për përmbushjen e kontratës, i bie që nëse respektohen strikt të gjitha afatet kohore, largimi i ujrave të zeza të përfundojë andej nga mesi i shtatorit apo fillimi i tetorit.

Pra Vangjush Dako bën një tender për të larguar ujërat e zeza nga Durrësi turistik pikërisht  kur ka përfunduar sezoni.

Vangjushi jo vetëm që tallet me fondin e pakët por dhe me afatin e investimit për largimin e ujrave të zeza, duke e aplikuar atë pasi ka përfunduar sezoni tursik. Mjerë Durrësi në dorë të kujt ka rënë./Pamfleti

 

Kryesore "Aligatori" i korrupsionit Vangjush Dako 170 milion lekë për mobilim zyrash 41 milion për pastrimin e ujrave të zeza