Reperja Tayna përpos teksteve interesante në këngët e saj (ose recitimet më saktë) shquhet edhe për format seksi trupore. Nëse për fytyrën është vërtetuar që ka bërë ndërhyrje, nuk ka asnjë informacion që mund të ketë ndërhyrë estetikisht në trup e sidomos tek beli i saj.
E këto forma ajo nuk ka ngurruar që ti tregojë asnjëherë por është një gjë që shumëkush ka bërë pyetje se pse ajo e ka belin aq të hollë.
Si për të shuar spekulimet, Tayna ka treguar sot në InstaStory në Instagram ‘sekretin’ sipas saj të belit perfekt. Ajo ka postuar një korse’, e cila sipas saj bën të mundur një bel të hollë dhe perfekt.
Tayna nga 16 marsi ka mbetur në Itali, edhe pse ajo gjatë këtyre ditëve kishte postuar një foto ku lokacioni ishte në Prizren, vendlindjen e reperes.