Aktualitet24 Mars 2018, 14:16

Ambasada amerikane tregon pse sot do të ketë një dritë të kuqe në disa shtete

Shkruar nga Pamfleti
Ambasada amerikane tregon pse sot do të ketë një dritë

Ambasada amerikane tregon pse sot do të ketë një dritë të kuqe në disa shtete

Vende të njohura rreth botës do të kenë një dritë të kuqe sot, 24 mars, në mbështetje të Ditës kundër Tuberkulozit, e cila synon të tërheqë vëmendjen e botës ndaj kësaj sëmundje vdekjeprurëse, por parandaluese.

Dita Botërore e TB-së përkujton Dr. Robert Koch’s , i cili më 1882 zbuloi shkakun e tuberkulozit. Zbulimi i tij lejoi komunitetin shkencor që të fillojë diagnostikimin dhe shërimin e TB.

Tridhjetë e një qytete në 13 vende morën pjesë në fushatën e vitit 2017 “Ndizni botën për TB”.

Megjithë përparimin e konsiderueshëm nga shkencëtarët çdo vit, TB është ende një nga shkaqet kryesore të vdekjes në mbarë botën.

Sëmundja është shkaku kryesor i vdekjes në mesin e atyre që jetojnë me HIV, të cilët kanë 20 deri në 30 herë më shumë gjasa të përballen me sëmundjen sesa ato pa HIV.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një qëllim ambicioz për bashkësinë globale: për të reduktuar vdekjen e TB-së me 95 për qind midis 2015 dhe 2035 dhe për të ulur rastet e reja me 90 për qind gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Shendeti Ambasada amerikane tregon pse sot do të ketë një dritë të kuqe në disa shtete