Bota16 Tetor 2019, 17:36

Ambasada britanike i përgjigjet ashpër Vuçiç për flamurin kombëtar në takimin me Albin Kurtin

Shkruar nga Pamfleti
Ambasada britanike i përgjigjet ashpër Vuçiç për

Ambasada britanike i përgjigjet ashpër Vuçiç për flamurin kombëtar në takimin me Albin Kurtin

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili kishte pyetur ambasadorin Nicholas Abbott në lidhje me çështjen e flamurit kombëtar në takimin mes tij dhe Albin Kurtit, në zyrën e Vetëvendosjes.

Abbott kishte takuar Kurtin në zyrën e VV-së pak ditë pasi kjo parti doli e para në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë. Në fotografitë e publikuara nga ky takim shihet vetëm flamuri kombëtar shqiptar.

Në përgjigjen e ambasadës drejtuar Vuçiç, përmes një statusi në Facebook, thuhet se “ne nuk zgjedhim se si bashkëbiseduesi ynë rregullon zyrën”.

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me aktorë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”, thuhet në këtë përgjigje.

 

Rajoni ambasadori britanik në Kosovë flamuri kombëtar në takimin me Albin Kurtin Nicholas Abbott