Kosova 1 Nëntor 2022, 09:22

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se po i jepet rëndësi më shumë se që duhet, gjë që sipas tij, nuk do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjeve kryesore mes Kosovës dhe Serbisë.

Në organizimin e pritjes së delegacionit amerikan të bizneseve që vizitoi Serbinë të hënën, Hill ka thënë se çështjet kyçe janë anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë, shkruan “Radio Televizioni i Vojvodinës”.

“Serbia ka të drejtë të pyesë se çfarë do të ndodhë me serbët në Kosovë, a mund të ndihen rehat serbët në Kosovë, a mund të ndiejnë mbështetjen dhe mbrojtjen e ligjit, a mund ta ruajnë identitetin e tyre. Këto çështje janë me rëndësi kyçe, në kuptimin që çështja e Kosovës do të ndërkombëtarizohet dhe komuniteti serb nuk do të harrohet”, tha Hill.

Sipas tij, në vend të angazhimit në këto çështje, Kosova dhe Serbia po sillen rreth problemit të targave.

“Sido që të përfundojë kjo çështje, nuk mendoj se do të zgjidhë shqetësimet kryesore të dyja palëve – anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe çështjen e së ardhmes së komunitetit serb në Kosovë. Targat nuk do ta zgjidhin këtë”, ka thënë Hill.

Prishtine Christopher Hill dialogu Kosovë-Serbi SHBA Targat ilegale

Kosova