Kosova 7 Dhjetor 2022, 13:09

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Pas atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë, edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka reaguar për tensionet e fundit në veri të vendit.

Guerot ka thënë se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku pati shpërthime e të shtëna të martën, janë shumë shqetësuese.

Në një postim në Twitter, Guerot ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugë para.

“Aktet e frikësimit janë shumë shqetësuese. Dialogu është rruga para”, ka shkruar Guerot në Twitter.

Të martën janë hedhur shok-bomba e po ashtu ka pasur të shtëna në veri të Kosovës kur zyrtarët e KQZ-së nën përcjelle të Policisë së Kosovës kanë tentuar të qasen në zyrat e komisioneve komunale zgjedhore.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier  ka thënë se momentalisht nuk janë kushtet për të organizuar zgjedhjet në komunat veriore, ndërsa ai gjerman, Rohde, ka thënë se përkrah plotësisht protestat paqësore, porse ka “zero tolerancë për dhunën”.

Prishtine Franca Olivier Guerot tensionet ne veri te kosoves

Kosova