Kosova30 Tetor 2022, 19:04

Ambasadori rus në Serbi: Nuk ka shkëmbim mes Kosovës dhe Donbasit

Shkruar nga Pamfleti
Ambasadori rus në Serbi: Nuk ka shkëmbim mes Kosovës dhe Donbasit

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bochan-Kharchenko, ka thënë se pretendimet e analistëve perëndimorë që Moska do të tregtojë Kosovën në këmbim të Donbasit është larg realitetit.

Sipas tij, nuk mund të flitet për “tregti”. Në një intervistë për “Politiko”, ai ka thënë se qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është parimor, konsistent dhe i pavarur.

“Ne avokojmë për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, të pranueshme reciprokisht ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në koordinatat ligjore ndërkombëtare, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Kharchenko.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, ka thënë se Rusia ka të drejtë të njohë si të pavarura republikat e vetëshpallura në Donbas të Ukrainës, sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke marrë sërish si shembull vënien e precedentit në rastin e Kosovës.

Prishtine Aleksandër Botsan-Kharchenko ambasadori rus në Serbi Donbasi Kosova