Politike15 Maj 2019, 18:35

‘Ambasdori e meritoi reagimin’, Ergys Mërtiri akuzon Ramën: Po i hedh benzinë zjarrit

Shkruar nga Pamfleti
‘Ambasdori e meritoi reagimin’, Ergys Mërtiri akuzon

‘Ambasdori e meritoi reagimin’, Ergys Mërtiri akuzon Ramën: Po i hedh benzinë zjarrit

Ergys Mërtiri ka folur për zhvillimin e aktualitetit politik, rreth protestave dhe arrestimeve të të rinjve që po mbahen në rajonin e policisë. Ai ka folur lidhur me shoqërimin e studentes që ka shkruar parrullën kundër ambasadorit Bernd Boschardt, duke thënë se nuk mund të arrestohen njerëzit pse shprehin mendimin e tyre.

Ne lidhje me dhunën e ushtruar ndaj Sahit Dollapit ai ka thënë se është tërësisht ppolitike dhe se kjo i kujtoin kohën e kohën e Muho Asllanit dhe se sipas tij Sandër Lleshaj po e zëvëndëson mësë miri në këtë detyrë.

Ai ka folur dhe në lidhje me protestat duke thënë se ato nuk duhet të jenë të dhunshme dhe se nevojitet që mes pozitës dhe opozitës të ketë dialog të menjehershëm për të zgjidhur situatën. Ai ia ka lënë qeverisë fajin në lidhje me agravimin duke thënë se ajo ka qenë nxitëse.

Sipas sociologeut Mërtiri, Boschart e meriton reagimin që patën studentët ndaj tij.

Arrestohen njerëz pse hedhin parrulla. Sipas mendimit tim Boschart e meriton plotësisht reagimin që patën të rinjtë. Kur një person shoqërohet në polici kur ke kryer një vepër penale, unë nuk e kuptoj cfarë vepre penale ka kryer vajza.
Më duket qesharake nëse e kanë arrestuar nëse ka shkruar në mure. Akoma më qesharake më duket nëse është arrestuar me akuzat se është një kërcënim . Nëse të rinjtë u arrestuan se shprehën një mendim të tyrin atëherë duhet të jetë Boschart duhet të kërkojë lirinë e vajzës sepse u arrestua nëemër të tij. Nëse ai nuk përfaqëson vlerat e demokracisë atëherë ai duhet të ishte Ambasador në Korenë e Veriut”, u shpreh Mërtiri.

Lidhur me studentin e arrestuar në Elbasan ku në media u përfol se është arrestuar se ka odenduar kryeminitrin Rama në rrjetet sociale, Mërtiri thotë që nuk e di nga ka buruar urdhëri, por për rastin e vajzës sociologu shprehet se kryeministri ka qenë në dijeni.

E dëgjova dhe lajmin për studentin e arrestuar në Elbasan sepse ka odenduar Kryeministrin në facebook. Nuk e di sa e vërtetë është kjo. Nuk e dimë se nga ka buruar urdhëri. Ndërsa në rastin e vajzës së arrestuar për këtë gjë ka qenë në dijeni dhe kryeministri. Të rinjtë aktivistë që protestojnë janë për tu përgëzuar, dhe nuk i duhet prerë hovi”, u shpreh Mërtiri.

Për dhunën e ushtruar ndaj Sahit Dollapit, Mërtiri u shpreh se ishte një rast flagrant i pranuar dhe nga vetë qeveria. Ai shprehet se akti i goditjes së një njeriut me shkop gome të kthen në kohën e Muho Asllanit dhe se sipas tij Sandër Lleshaj po e zëvëndëson mësë miri në këtë detyrë.

“Ishte një rast flagrant që dhe vetë qeveria e pranoi këtë gjë, ndonëse e moderoi disi. Të goditet një njeri me shkop gome në kthen në kohën e Muho Asllanit. Sandër Lleshaj po e zëvëndëson me përpikmëri Muhon. Policia ka për detyrë të mbrojë institucionet duke neutralizuar personat që shkaktojnë dhunë por jot ë shkaktojë dhunë mbi ta. Qeveria e ka humbur toruan dhe është futur një fazë çmenduria dhe ka filluar të ndihet i kërcënuar”, u shpreh Mërtiri.

Mërtiri u shpreh se sjellja agravuese nga protestuesit ka ardhur nga provokimet që ka bërë qeveria dhe ndërkombëtarët. Sociologu shtoi se qeveria po i hedh më shumë benzinë zjarrit me arrogancën e saj.
Protestat nuk duhet të jenë të dhunshme. Kriza është agravuar nga mënyra si është sjellë qeveria. Qeveria është treguar arrogante dhe kjo gjë i hedh benzinë zjarrit.
Të gjitha palë dhe ndërkombëtarët kanë bërë një sjellje të tillë që kanë provokuar opozitën por edhe qytetarë neutral. Dhuna e protestës ishte më shumë një dhunë televizve. Përjashto Dollapin, i cili është rrahur me urdhër politik. Nuk mund të themi që ishte paqësore po dhuna ishte më tepër në formën e kapsollave, flakëve për të paralajmëruar.” vijoi më tej Mërtiri.

Mërtiri thotë që zgjidhja duhet të vijë nga një dialog politik mes palëve. Sociologu thotë që Rama është objekti i debatit të çdo problematike në këtë vend.

Zgjidhja duhet të jetë një dialog në tavolinë, por me platforma të qarta.
Ka një lojë politike, ndërkohë që opozita thotë nuk do të marr pjesë në zgjedhje dhe Rama thotë që do të ketë zgjedhje. Rama është objekti I debatit për çdo problem që ka vend, është arsyeja pse opozita është jashtë parlamentit.” vijoi më tej Mërtiri.

Mërtiri thotë që nëse do të zhvillohen zgjedhjet pa pjesmarrjen e opozitës, do të ketë shumë tensione dhe se do të na rikthejnë në një skenar të vitit 1996, kur për pasojë në 1997 vendi u përfshi në një konflikt civil.

Parashikoj që do të ketë tensione. Mund të zhvillohen zgjedhjet por do të ketë një klimë të madhe tensioni. Nëse nuk hyn opozita në zgedhje ato do të jenë vetëm aparenciale.
Në 96 kur PS bojkotoi zgjedhjet, pas asaj erdhi 97 ku vendi u përfshi në një konflikt civil.
Unë besoj që do të ketë një zgjidhje. Palët po e shtyrin gjetjen e zgjidhjes. Si me periudhën e çadrës ku zgjidhja eri në limetet e kohës.
Zgjidhja do të bëhet nga ndërkombëtarët që do të garantojnë rregullat e lojës dhe do të krijojnë” përfundoi Mërtiri.

Politike ambasadori i osbe Ergys Mërtiri