Amerikanët dhe gjermanët mbërthejnë ‘peshkaqenin e madh’ Gjin Gjoni, hetime nga Tirana në Gjermani

Amerikanët dhe gjermanët mbërthejnë ‘peshkaqenin e madh’ Gjin Gjoni, hetime nga Tirana në Gjermani

Pas ultimatumit të Ambasadës Amerikane Komisioni i Vetingut hap dosjen e Gjin Gjonit, verifikime deri tek ish-burri i bashkëshortes në Gjermani

Ditët e ‘peshkaqenit më të madh’ të drejtësisë shqiptare, Gjin Gjoni, në gjyqësorin shqiptar, janë të numëruara. Në fillim të muajit tetor, Gjin Gjoni, me anë të KLD të degraduar dhe të krimbur nga korrupsioni dhe qokat, arriti të siguronte një leje lindjeje dyvjeçare, me shpresë për t’i shpëtuar lakut të Vetingut edhe për dy vite të tjera. Por, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lëshuan menjëherë një ultimatum që Gjin Gjoni të mos i shpëtonte më Vetingut me manovra të tilla. Disa ditë pas këtij ultimatumi, komisioni i Vetingut deklaroi se ka marrë Gjin Gjonin nën hetim. Bashkë më Gjin Gjonin nën hetim janë marrë edhe shokët e tij në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe në Gjykatat e Apelit.

Prej disa ditësh anëtarët e Komisionit të Vetingut dhe hetues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit kanë nisur hetimet dhe verifikimet e thelluara për Gjin Gjonin. Hetimet janë shtrirë nga Tirana dhe Gjermani, aty ku është edhe burimi i pastrimit të parave nga Gjin Gjoni, përmes bashkëshortes. Fillimisht ata kanë administruar disa raporte dhe kallëzime për pasurinë e paligjshme të Gjin Gjonit, falsifikimin e dokumenteve dhe kontratat fiktive për pastrimin e parave dhe justifikimin e pasurive të paluajtshme. Më pas, hetuesit kanë nisur verifikimet e thelluara, në hipoteka, banka, duke përfshirë të gjithë rrethin e njerëzve që kanë lidhje me pasurinë e Gjin Gjonit.

Po verifikohet edhe burri i parë i bashkëshortes së Gjin Gjonit në Gjermani, i cili është personi kyç që Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij kanë përdorur për justifikimin e parave dhe pasurive të paluajtshme. Bashkëshortja e Gjin Gjonit Elona Çaushi ka deklaruar transaksione në shuma të mëdha me ish-burrin e saj gjerman, transaksione të cilat dyshohet se janë fiktive, pasi paratë i ka pasur vetë Gjin Gjoni, por ky i fundit ka përdorur dy personat në fjalë për të pastruar paratë. Të gjithë pasurinë Gjin Gjoni e justifikon me bashkëshorten, që gjoja kjo e fundit ka biznese. Por, bizneset e saj, para se të zyrtarizonte lidhjen me Gjin Gjonin, rezultojnë me deri në 40 milionë lekë humbje në vit. Disa burime thanë se Gjin Gjoni është de fakto i përjashtuar nga drejtësia për pasuri të paligjshme, ndërsa vendimi për largimin e tij tashmë është vetëm një formalitet./Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti