Ankesat e bizneseve në shtator: Nga gjobitje e padrejtë deri te mungesë etike nga personeli shtetëror

Ankesat e bizneseve në shtator: Nga gjobitje e padrejtë deri te mungesë etike nga personeli shtetëror

Përmes një dokumenti, Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes bëri të ditur se gjatë muajit shtator 2018, nga bizneset janë depozituar 32 kërkesa, ndër të cilat pjesa dërrmuese kanë qenë në formë ankesash. Pas këshillimeve dhe gjetjes së hapësirave ligjore për të trajtuar çështjet, ministria njofton se i janë dhënë zgjidhje kërkesave të ardhura nga subjekte të ndryshme.

Në regjistrin e ankesave të trajtuara vihen re 21 kërkesa të trajtuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, si dhe 2 nga Ministria e Energjisë dhe 2 nga Ministria e Turiqzmit. Të tjera tematika për të cilat bizneset janë ankuar kanë qenë nën përgjegjësinë e Ministrisë së Bujqësisë, ZRRP-ve rajonale, APP, Ministrisë së Drejtësisë etj.

Ndër tematikat që bizneset kanë dërguar kërkesën e tyre për shqyrtim për zgjidhje, vihen re disa kërkesa si:ndryshim statusi të padrejtë nga biznes i vogël në biznes të madh nga ana e sistemit të tatimeve; vonesë në rimbursimin e TVSH-së, ankesë për mosmbyllje NIPT nga QKB-ja, gjobitje të padrejtë nga ana e Hetimit Tatimor; kërkesa për rikontroll tatimor apo rimbursim tvsh-je, bllokime doganore të padrejta, vonesa nëlikujdime detyrimesh,ankesa për vopnesë në pajisje të certifikastës së pronësisë etj. Por, jo vetëm kaq.

Ka pasur subjekte që edhe kanë dërguar propozim për përmirësimin e sistemit të administrimit të numrave serial elektronike të faturave tatimore, ashtu sikurse edhe ankesa për lajmërime të vona nga stafi i QKR, deri te ankesa për mungesë etike dhe sjellje nga punonjësit e Doganës së Porto Romanos. Tjetër problematikë, e shqyrtuar nga institucionet përgjegjëse, por e ardhur nga subjekte private ka qenë ankesa për përzgjedhje jo transparente të shoqatave të turizmit të cila t do të ushtrojnë veprimtarinë në fushën e turizmit.

Një risi e shqyrtuar në dokumentin ë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka qenë një nismë e vetë këtij institucioni, deleguar Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave lidhur me informalit etin dhe pamundësinë e taksimit për persona të cilët nukregjistrohen në QKB dhe që kryejnë shërbime të shitjes online përmes rrjeteve sociale.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, në përmbushje të misionit të ndërmarrë për përmirësimin e klimës së biznesit në vend, nxjerr raporte periodike të përmuajshme mbi punën e kryer. Ky raport rezulton i 13-të që ka nxjerrë Ministrja për punën e institucionit mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes.

Sipas deklaratës së ministrisë, gjatë këtij publikimi janë konkretizuar dhe më  tej propozimet dhe nismat e diskutuara gjatë takimeve apo tryezave tona, dhe  një pjesë e madhe syresh kemi arritur t’i përfshijmë si pjesë të Paketës së re Fiskale që do të prezantohet shumë shpejt nga Qeveria./Monitor

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti