Aktualitet 9 Korrik 2018, 14:30

Ankthi i Sali Berishës për dosjen “Remzi Hoxha”, si i mban nën presion dëshmitarët dhe ekzekutuesit

Shkruar nga Pamfleti

Ankthi i Sali Berishës për dosjen “Remzi Hoxha”, si i mban nën presion dëshmitarët dhe ekzekutuesit

Sali Berisha gjatë gjithë periudhës së tij në politikë, para vitit 1990 me teserën e PPSH dhe pas vitit 1990 kryetar i PD, President dhe kryeministër i vendit, ka lënë pas vetëm viktima.

Nëse gjatë kohës së Enver Hoxhës nuk kishte asnjë tagër për të vrarë njeri, ishte një sekretar partie dhe shërbëtor i familjes Hoxha, maskarallëkun e tij e bëri përmes spiunimit.

Një ndër viktimat e tij ka qënë dhe Hysen Shoshori, ku falë daljes dëshmitar të Berishës u dënua në fillim me vdekje, që iu përkthye më pas me burgim të përjetshëm.

Hysen Shoshori e ka pranuar vetë pas daljes nga burgu në vitin 1990 këtë fakt, duke treguar me gisht Berishën që doli dëshmitar me një nga traktet e tij në dorë të shkruara kundër Enverit.

Por masakrën më të madhe mbi shqiptarët Sali Berisha e ka bërë pas vitit 1990 dhe sidomos në vitet kur ka qënë në pushtet.

Tashmë që dosjet e mëdha pritet të hapen shpejt nëse do të ketë vullnet Arta Marku Prokurore e përgjithshme e përkohshme, Berisha ka nisur të trembet.

Njëherësh është i sigurtë që dhe nëse shpëton për momentin nga hetimi i këtyre dosjeve nga Arta Marku, do të jetë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit ato që do ta çojnë në burg.

Një nga dosjet më të mistershme të këtyre 28 viteve të post-komunizmit është zhdukja që në vitin 1995 e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nga SHIK-u i Bashkim Gazidedes.

Pikërisht kësaj dosjeje i trembet Berisha, pasi jo vetëm që deri më tani nuk i janë gjetur as eshtrat dhe as varri Remzi Hoxhës së ndjerë, por disa nga eksponentët e SHIK-ut janë ende gjallë dhe mbahen nën presion.

Por që në një vend normal ata mund të kishin qënë nën mbrojtjen e drejtësisë, gjë e cila mbetet mister pse nuk është realizuar deri më sot, për t’i dhënë fund njëherë e mirë kalvarit 23 vjeçar të zhdukjes së biznesmenit Hoxha.

Sali Berisha bëri të pamundurën që të shpëtonte nga makthi i zhdukjes së Remzi Hoxhës, i cili rastësisht kishte filmuar takimin e ish Presidentit shqiptar me Milosheviçin dhe Gligorovin në Shën Naum.

Pasi erdhi në pushtet dhe ishte në krye të qeverisë, pak para se ta largohej nga pushteti përdori të gjitha mënyrat që të mbante nën kontroll ish SHIK-asit që rrëmbyen dhe zhdukën Remzi Hoxhën në Kune Vain të Lezhës.

Pasi emëroi në krye të Tatimeve të diplomuarin për fizikë Arben Sefgjinin, në gjykatë e mbrojti përmes prokurorëve nga Tropoja.

Prokuroria në vend që të mbronte akuzën e shtetit kundër ish oficerëve të SHIK-ut që zhdukën një njeri, kërkoi nga gjykata që Arben Sefgjini të shpallej i pafajshëm.

Sefgjini mori pafajsinë nga gjykata, ndërkohë që gjithçka iu la në “kurriz” Ilir Kumbaros, i cili ishte jashtë vendit në azil politik me emër të ndryshuar.

Ndërkohë që Avni Koldashi ishte në çmendinë, dhe askush nuk mori për bazë deklaratat e tij, i cili nënvizoi se ishte urdhëruar nga Arben Sefgjini asokohe zv.drejtor i SHIK për Tiranën që Remzi Hoxhën ta rrëmbenin dhe ta dërgonin në Lezhë.

Kurse Budjon Meçe gjatë gjithë kohës ka qënë në koma dhe as që është marrë mundimi për t’u verifikuar nëse është gjallë apo ka vdekur.

Këtë shqetësim ka shfaqur dhe Ardian Hoxha, djali i të zhdukurit nga SHIK-u, Remzi Hoxha.

Berisha pasi shpëtoi nga burgu Arben Sefgjinin njeriun kryesor të rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës, u kujdes që dhe Ilir Kumbaro të shpëtonte nga organet ligjzbatuese shqiptare që e kërkonin ku fshihej me emër tjetër në Angli.

Tashmë ai është marrë nën mbrojtje nga ana e njerëzve të Berishës, të cilët ose e kanë garantuar që të fshihet për të mos u gjendur kurrë, ose e kanë zhdukur fare nga qarkullimi.

Ndërsa Arben Sefgjini mbahet rreptësisht nën monitorim nga njerëzit më të besuar të Berishës, duke mos e lënë madje as të lëvizë pa leje jashtë vendit.

Sa për Koldashin dhe Meçen, ata janë njëri në çmendinë, ndërsa tjetri në koma.

Berisha po përpiqet me të gjitha mënyrat që ti mbajë këta dëshmitarë nën kontroll, në pamundësi për t’i zhdukur, sikur ndodhi me të ndjerin Bashkim Gazidede, ish kreu i SHIK.

Por hapja e kësaj dosjeje do të zbardhë njëherë e mirë një ndër vrasjet më misterioze të postkomunizmit, ku të involvuar kanë qënë shërbimet sekrete dhe Presidenti i vendit./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Dossier Ankthi i Sali Berishës për dosjen “Remzi Hoxha” si i mban nën presion dëshmitarët dhe ekzekutuesit