Anti-Mafia28 Korrik 2023, 11:31

Ago Imer Gjolaj, falsifikime e mashtrime financiare; pastrim parash në bashkëpunim me Dejan Sipkovskin

Shkruar nga Pamfleti
Ago Imer Gjolaj, falsifikime e mashtrime financiare; pastrim parash në
Ago Imer Gjolaj- Dejan Sipkosvki

Pas gjobës 15 milionë lekë për mashtrim tatimor dhe pas thirrjes te Anti-krimi Ekonomik-Financiar në Shkodër e Tiranë në muajin dhjetor 2022, Ago Gjolaj nxitoi të pastronte gjurmët e mashtrimit, duke krijuar firmat “B.M Group” e “AGMAM GROUP” më 24 janar e 4 prill 2023, me objekt import-eksport, distributor e tregti pijesh energjike, ku nuk ka deklaruar ekskluzivitet marke importi e prodhimi të pijeve “B52”, “852” e “S52”, madje as të “Bavaria” që e reklamon.

Një mashtrues e falsifikator markash prodhimi i pijeve energjike e 12 lloje lëngjesh e pijesh alkoolike, i quajtur Ago Imer Gjolaj nga Malësia e Madhe, prej 7 vitesh ka marrë revansh të madh, duke u futur në treg me lëngje bodrumesh, të cilat i shet me ambalazh, logo e emër fals si pije “B52” e madje me Kod marke false të pa regjistruar në Drejtorinë e Pronësisë Industriale.

Madje për të krijuar paqartësi e mashtrim të konsumatorit, të njëjtën pije të falsifikuar “B52”, Ago Gjolaj e tregton dhe me logot “852” e “S52”, ndërkohë që në Shqipëri, sipas Drejtorisë së Marka-Patentave, Drejtorisë së Tatimeve e Drejtorisë së Doganave, është e certifikuar vetëm një markë pije “B52”, me përfaqësuese ligjor ekskluziv kompaninë “Arseni Sh.p.k”.

Por megjithëse kompania “Arseni Sh.p.k”, ka fituar dhe me vendime gjyqësore të formës së prerë deri në Gjykatën e Lartë, të drejtën e importimit, prodhimit, tregtimit e promovimit të pijes “B52”, Drejtoria e Marka-Patentave, Drejtoria e Tatimeve dhe Drejtoria e Doganave po lejojnë mashtruesin Ago Gjolaj, të tregtojë këtë pije me “ujë Kopliku” e të pa regjistruar, sikur është ”B52” e me 2 emra të tjerë “852” e “S52”.

Madje mashtrimi i prodhimit dhe importi i paligjshëm, Drejtorisë së Marka-Patentave e Tatimeve, i është raportuar disa herë në vitet 2018-2022 edhe nga Anti-krimi ekonomik e Anti-kontrabanda, ndërsa dogana i ka hapur derën në kufijtë Kosovë-Maqedoni-Mali i Zi për import-eksporte të pa certifikuara.

Sipas raportit Nr. 154/M.a, datë 22.04.2022 të Anti-krimit Ekonomik dhe Proces-Verbalit të Kontrollit Nr. 67/2, datë 19.05. 2022 të Taskë- Forcës Hetimore” të Tatimeve, thuhet se firma “M.B Sh.p.k” është konstatuar se ka gjendje e hedh në treg, 60 herë më tepër sasi pijesh, se sa raporton të prodhuara e importuara.

Por ky raport hetimi tatimor është lënë në heshtje, ndërsa mashtruesi e falsifikatori Ago Gjolaj është lënë të veprojë lirshëm, ngaqë siç thuhet, bosë të krimit e shefa të pushtetit, janë përfitues prej biznesit me markat false të pijeve “B52” që shitet dhe me logot “852” e “S52”.

Mashtrimin dhe falsifikimin e Ago Gjolajt e nxjerr edhe ky fakt: Tre Bar-Kodet ndërkombëtare e kombëtare që ka stampuar në ambalazhet e pijeve ”B52” e me 2 emra të tjerë “852” e “S52” dhe në dokumentet e import-eksporteve, prodhimit e tregut, nuk figurojnë në regjistrin e pronësisë industriale shqiptare me emrin e firmës “B.M Sh.p.k”, mbasi kjo pije është false, ndërsa origjinali ekskluziv i pijes “B52” i përket vetëm firmës “Arseni Shpk”.

Edhe një fakt tjetër: Sipas regjistrit tatimor e QKB, firma “B.M Sh.p.k” është vetëm me aktivitet grumbullim bimë medicinale në Koplik, krijuar në muajin korrik 2006 nga çifti Imer e Fatime Gjolaj, të cilët në tetor 2012 ia kaluan 100% në pronësi nuses Sonjela Gjolaj.

Por prej kaq vitesh, është komanduar nga Ago Gjolaj, i cili në mënyrë ilegale ka tregtuar ilegalisht pijet “B52’, “852” e “S52” të pa regjistruara te Marka-Patentat, madje deri në vitin 2021, firma “B.M Sh.p.k” ka deklaruar bilanc pa fitime e me humbje dhe në aktivitetin e bimëve medicinale.

Ago Imer Gjolaj, falsifikime e mashtrime financiare; pastrim parash në

Pas zbulimit të mashtrimit me pijet false “B52”, “852” e “S52”, pas gjobës 15 milionë lekë për mashtrim tatimor dhe pas thirrjes te Anti-krimi Ekonomik-Financar në Shkodër e Tiranë në muajin dhjetor 2022, Ago Gjolaj nxitoi të pastronte gjurmët e krimit, duke krijuar firmat “B.M Group” e “AGMAM GROUP” më 24 janar e 4 prill 2023, me objekt import-eksport, distributor e tregti pijesh energjike, ku nuk ka deklaruar ekzkluzivitet marke importi e prodhimi të pijeve “B52”, “852” e “S52”, madje as te “Bavaria” që pretendon e reklamon.

Ago Imer Gjolaj, falsifikime e mashtrime financiare; pastrim parash në

Në vijim, do publikojmë fakte nga mashtrimet fiskale që ka bërë e bën Ago Gjolaj dhe pastrimin e parave me 3 firmat e tij “M.B Sh.p.k” “AGMAM GROUP”, “B.M GROUP e firmën “AGO COPERACION”, këtë fundit krijuar më 19 shkurt 2019 për gjoja asgjësim mbetjesh spitalore, por edhe lidhjet në punë të pista, me të huajt Dejan Sipkovski, Robert.I. etj./ShkodraNews

ago imer gjolaj falsifikim mashtrim dejan sipkovskin