Anti-Mafia15 Qershor 2024, 08:56

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit në organizatën e oligarkut; 10 milionë euro tendera sekretë

Shkruar nga Pamfleti

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Ditët e fundit, Gjykata e Tiranës konfirmoi lajmin e Prapaskenës rreth dyshimeve për furnizimin me armë të çunat e Bllokut dhe grupeve kriminale nga oligarku Artan Dulaku, përmes kompanisë së sigurisë Safe Security Albania, me nipt J72207013A.

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Kompania është në pronësi të shoqërisë CONCORD INVESTMENT (K81602049K) me bashkëpronar Tan Dulakun, i njohur si hinka e pastrimit të parave të pista në Shqipëri, pjesë e një dosje në SPAK si përfitues i bazës së Sarandës, sekuestruar nga drejtësia.

Dyshimet nisën në shkurt të vitit 2023, kur policia kapi me pistoletë tip “Glock” Erik Fullanin, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani si dhe e ish anëtares së Gjykatës së Lartë Arjana Fullani.

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Erik Fullani i tha policisë se ishte pajisur me armë nga kompania Safe Security Albania, gjoja si punonjës i kësaj kompanie.

Kush mund ta besojë se Erik Fullani do të përfundonte duke punuar si roje me rrogë 400 USD në muaj te kompania e Dulakut, kur ai fshin ballin me 500 euroshe?!

Kemi të bëjmë thjeshtë me një marifet për të pajisur me armë personazhe që lundrojnë në para korrupsioni dhe duan të bëhen të fortë.

Rasti i Fullanit nuk është i izoluar. Disa personazhe të tjerë, çuna pasanikësh dhe anëtarë të grupeve kriminale janë pajisur me armë nga oligarku Dulaku, përmes kompanisë së tij të sigurisë.

Këto fakte dhe rrethana i japin oligarkut Artan Dulaku një natyrë mafioze.

Ndërkaq, Prapaskena ka zbuluar se Artan Dulaku, përmes kompanisë së internetit ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS, e cila mbulon Tring Internet, ushtron aktivitet masiv kriminal në fushën e krimit kibernetik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike duke përdorur shërbime publike, pastrim parash etj.

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Kujtojmë që Dulaku, me anë të ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS ka marrë 10 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI, aferë për të cilën po përgatitet një dosje për në SPAK.

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Tring internet apo Tring Communications, që mban një licence për një shërbim publik, në mënyrë kriminale dhe antikushtetuese ka kufizuar dhe bllokuar aksesin e përdoruesve të internetit në platforma të caktuara, të cilat nuk i pëlqejnë Dulakut apo që denoncojnë veprimtarinë korruptive të Dulakut.

Oligarku Artan Dulaku, i cili shtyn Edi Ramën për t’i bërë presion SPAK-ut për dosjen e grabitjes së bazës së Sarandës, ka urdhëruar edhe sulme kibernetike ndaj platformave të institucioneve publike dhe subjekteve private, për interesa mafioze dhe në bashkëpunim me shërbime jo miqësore.

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Si administratore të kompanisë së krimeve kibernetike ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS, Dulaku ka caktuar zonjën Juliana Guri.

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Mbetet për t’u parë në vijim roli i zonjës Juliana Guri në aktivitetin kriminal të Tring dhe sulmet ndaj platformave mediatike.

Nëse zonja Guri është përfshirë në sulmet ndaj platformave mediatike dhe ndërhyrjeve të paligjshme në të dhënat kompjuterike, nëse është në dijeni, nëse është një administratore formale dhe nuk është në dijeni të aktivitetit kriminal të Dulakut me Tring.

Gjithsesi, administratori është përgjegjës për aktivitetin e kompanisë. (Apo kur po shkon Olta Xhaçka drejt burgut për Dulakun, pse mos të shkojë edhe Juliana Guri).

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Ftojmë kreun e AKEP Tomi Frashëri, kryetaren e AKSHI Mirlinda Karçanaj, Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të hetojë ndërhyrjet e Tring Internet të Artan Dulakut për t’u kufizuar aksesin përdoruesve të internetit të Tring, në platforma të ndryshme si dhe rolin e kësaj kompanie në disa sulme kibernetike.

Oktapodi Artan Dulaku

Artan Dulaku është një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive dhe parave publike gjatë 25 viteve të fundit, kryesisht me klientelizëm, por edhe në forma korruptive, siç është përfitimi për 20 vjet i bazës së Sarandës, e cila është sekuestruar nga SPAK dhe që mund të çojë në burg ministren Olta Xhaçka.

Artan Dulaku furnizon me armë çunat e Bllokut, roli i Juliana Gurit

Artan Dulaku është pjesë e disa raporteve sekrete ndërkombëtare, për lidhje klienteliste me pushtetin, zhvatje dhe pastrim parash. Ai ishte në krye të një raporti sekret të OSBE për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri.

“Dulaku është i njohur si një mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama dhe si një prej sponsorëve kryesorë të fushatave elektorale të Partisë Socialiste. Biznesi fillestar i Dulakut ka qenë ndërtimi dhe ai pati fituar tendera të shumtë nga Fatos Nano dhe më vonë leje të shumta ndërtimi nga Edi Rama, gjatë kohës që ai ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Sipas Berishës, Dulaku mori shumë leje ndërtimi nga Edi Rama, për një total prej 143 000 m2 –një pjesë në mënyrë të paligjshme. Dulaku është aktualisht shqiptari i dytë më i pasur me një pasuri prej rreth 700 milionë eurosh. Ai është ortak në kompani të shumta: Concord Investment (ndërtim), INER (tregti), Inter Gaz (tregti gazi, nafte dhe produkte të naftës), Alissa Albania (ndërtim dhe prodhim e tregtim të materialeve të ndërtimit), ASC Tring (media), Vizion Media (Vizion Plus, kanali satelitor kombëtar), Illyria Development (imobiliare), Alba Beton dhe Alb –Beton 5 (ndërtim, imobiliare), Euro Additive (prodhim, blerje, tregtim të materialeve kimike)“, thuhet në raport.

Karteli i kompanive, pastrim parash

Artan Dulaku kontrollon një kartel kompanish me shtrirje deri në parajsën fiskale Ishujt Kajman, ndërsa për pastrimin e dyshuar të parave bashkëpunon me ‘babain e pastrimit të parave’, Andi Bllata, kreu dhe pronari në letra i ‘lavatriçes’ Abi Bank. Kjo bankë, nëse SPAK do të nisë një hetim, do të dalë se mbulon Dulakun në pastrimin e parave të korrupsionit dhe trafiqeve, duke i investuar kryesisht në ndërtim.

Njerëzit e besuar të Dulakut, me të cilin kontrollon kartelin e kompanive me natyrë grabiqare janë Sotiraq dhe Gjergji Toshi, Ridvana Dulaku, Arjan Kraja, Junald Bajraktari, Evin Vaso, Eltona Brahimi, Eraldi Bego, Eduart Doko, Andi Bllata, Elena Dobi, Eduart Mema, Erjon Harizi, Nikolla Seferaj, Visla Lika, Artur Zhebo etj.

Po çfarë ka përfituar Tan Dulaku nga Fatos Nano dhe Edi Rama dhe fijet e tij?

Është e vështirë për t’i referuar të gjitha përfitimet, pasi ato nisin prej 25 vitesh dhe shtrihen në shumë fusha, herë drejtëpërdrejtë dhe herë në mënyrë të kamufluar.

Megjithatë, për publikun, SPAK dhe përfaqësitë e huaja diplomatike po përmbledhim disa nga përfitimet kryesore, për të krijuat një panoramë të kartelit pushtet, media (pasi Dulaku është edhe pronar i Vizion Plus dhe Tring TV), biznes, trafikantë dhe para të pista.

Përmes kompanisë Concord Investments, Artan Dulaku ka përfituar;

Me VKM Nr. 226, datë 26.04.2018, ka përfituar 58 mijë m2 pjesë të tokës dhe ambienteve të Portit të Limjonit në Sarandë, sekustruar nga SPAK.

Me VKM ne. 514, datë 01.07.2020, ka përfituar pasurinë shtetërore në Gjirin e Limionit Sarandë me sipërfaqe 265 mijë m2.

Është shpallur investitor strategjik për projektin e investimit “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, me investim 126 milionë euro. Paratë e investimit kanë burim të paqartë.

Është shpallur investitor strategjik për projektin e investimit “Gone Perivol”, ku parashikohet një investim në ndërtim në Dhërmi me vlerë 32 milionë euro. Burimi i parave i paqartë. Përmes statusit të investitorit strategjik, Dulaku përfiton disa lehtësi, ndërsa ky status rezulton se përdoret nga grupe kriminale për vrasje, pastrim parash etj., siç është edhe rasti i Pëllumb Gjokës.

Oktapodi Concord Investments

Vetëm përmes kompanisë Concord Investments, Artan Dulaku kontrollon një ‘oktapod’ prej më shumë se 10 kompanish të tjera, me aktivitet në fusha të ndryshme, përmes të cilave Dulaku ka gllabëruar ish ndërmarrje shtetërore, prona publike, leje ndërtime dhe dhjetëra miliona euro tendera klientelistë.

Me anë të Concord Investments, Dulaku poseden dhe Hotel Melia në Durrës, një investim rreth 140 milionë euro, para që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës dhe korrupsioni.

Përmes kompanisë ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS, Dulaku ka marrë mbi 10 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI dhe 20 tendera me vlerë më të ulët nga ente të tjera publike. Përmes kësaj kompanie, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera si Elbasan TV dhe Elbasan Gable.

Përmes kompanisë Edil – AL – IT, të cilën e kontrollon përmes kompanisë INER, Tan Dulaku ka përfituar mbi 20 milionë euro tendera klientelistë nga Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, Lezhë etj.

Me anë të kompanisë Edil – AL – IT, Dulaku ka 50 % të aksioneve në kompaninë Marina Limion, me të cilën ka grabitur bazën e Sarandës, duke ‘futur në thes) Olta Xhaçkën, sigurisht me miratimin e Bablokut.

Me anë të kompanisë së shitjes së makinave, Albanian Motor Company, të cilën e kontrollon përmes INER me 50 % të aksioneve, Artan Dulaku ka marrë miliona euro tendera nga pushteti i Bablokut, 4 milionë euro vetëm nga Agjensia e Blerjeve të Perqendruara, 3.5 milionë euro në shëndetësi etj. Makinat e luksit të qeverisë dhe degëve të saj blihen ose merren me qira kryesisht tek Dulaku.

Me kompaninë INER, Dulaku kontrollon edhe një kompani betoni, Adriatika Beton.

Ndërkaq me anë të kompanisë ALBETON 5, Dulaku dyshohet se ka pastruar një pjesë të parave të pista.

Kompania ALBETON 5 përfaqëson një histori më vete zhvatje të pasurive publike. Në korrik të vitit 2005, një personazh i dyshimtë si Agostino Montillo, privatizon kompaninë shtetërore ALBETON 5 për 66 milionë lekë. Kompania kishte 34 mijë m2 tokë në Tiranë.

Në shkurt të vitit 2006, kompania bashkë me 34 mijë m2 tokë, kalojnë në duart e Tan Dulakut, për 1 milionë euro. Ky ishte një marifet i qeverisë së Fatos Nanos për të bërë Dulakun beun e pronave publike në Tiranë.

Me anë të Albeton 5, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera, Gallery Albanian Restorant, që ka në pronësi restorant Living, si dhe kompaninë e veshjeve IBERIC DRESS STYLE.

Me anë të kompanisë import/eksport të mallrave, ERGENT-CO, të cilën Dulaku e kontrollon përmes Concord Investments, ka përfituar leje dhe licenca, ndërsa si aksioner ka futur edhe Arjan Krajën, të cilit i ka kaluar qindra mijëra euro në forma të ndryshme.

Arjan Kraja, të cilin Dulaku e ka pasur edhe administrator të Tring, ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Financave dhe Shëndetësisë, ministri nga të cilat Dulaku ka fituar prona dhe fonde publike. SPAK të hetojë këtë skemë flagrante korrupsioni, me ortakun e Dulakut titullar të degëve të qeverisjes dhe Dulakun përfitues.

Me anë të kompanisë Arameras shpk, të cilën Tan Dulaku e kontrollon përmes Concord Investments (50 të aksinove), ka përfituar leje për ndërtimin e resorteve dhe fshatrave turistikë, kryesisht në Ksamil.

Me këtë kompani, Dulaku ka ndërtuar edhe resortin pa leje në Ksamil, Arameras.

Për llogari të Arameras Resort në Ksamil, Dulaku ka shkatërruar zona të mbrojtura, nën kujdesin e ministres Mirela Kumbaro, të cilës i kishte punësuar burrin në median e tij, Vizion Plus.

Me anë të kompanisë Marina Orikum, të cilën Tan Dulaku e kontrollon me anë të Concord Investments, ka marrë leje për një port jahtesh në Orikum, ndërsa ka finalizuar pazarin me Bablokun për të ndërtuar një hotel me 5 yje në Orikim, ku pritet të pastrohen dhjetëra miliona euro.

Shërbimet partnere kanë sinjalizuar se kjo marinë turistike po shërben për trafikun e hashashit dhe drogërave të forta nga bosë droge që pastrojnë paratë me kompanitë e Dulakut.

Me anë të kompanisë së sigurisë Safe Security Albania, të cilën Dulaku e kontrollon gjithashtu përmes Concord Investments, realizon qëllime të tjera, si mbulim me armatim dhe pajisje me armë të personave me precedentë penalë dhe grupeve kriminale, duke i shënuar gjoja sikur punojnë për kompaninë e tij, me të cilën ruan disa qendra tregtare.

Me anë të kompanisë së sigurisë Safe Security Albania, Dulaku kontrollon edhe kompaninë imobilare dhe udhëtimeve turstike Albanian Destination Management Organisation, e skeduar për veprimtari të dyshimtë.

Me anë të kompanisë së betonit Alba Beton, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera, ALBA INERTE & KONSTRUKSION dhe Alba Investim. Tek Alba Investim, 49 % të aksioneve i zotëron kompania Banasi Coo, me pronar Ndriçim Banasi, ish deputet i PD-së. Me anë të këtyre kompanive, Dulaku ka kapur pjesërisht biznesin e betonit.

Dulaku është aksioner me 12.5 % edhe në kompaninë e ndërtimit STAI PREFABBRICATI ALBANIA, e cila është degë e komapnisë PREFABBRICATI INDUSTRIALI STAI S.R.L, me aktivitet të dyshimtë në Itali.

Dulaku i ka shtrirë tentakulat edhe në fushën e hidrokarbureve, me anë të kompanisë Iner Gaz sha, ku është bashkëpronar me Piro Baren, duke përfituar leje për import dhe eskport të hidrokarbureve, depozita nafte etj. Kompania dyshohet si e përfshirë në kontrabandë masive nafte me vendet nën embargo.

Artan Dulaku kontrollon edhe kompaninë e kazinove dhe masazhit MANAGEMENT HOSPITALITY ALBANIA, përmes kompanisë mëmë Concord Investments.

Pastrim parash me Iliria Development 2

‘Oktapodi’ Artan Dulaku ka përdorur edhe kompaninë e shitblerjes së pasurive së paluajtshme Iliria Development 2, për pastrim parash. Kompania u hap në vitin 2008 dhe u çregjistrua disa muaj më vonë sa për të qarkulluar miliona euro.

Administrator i saj ka qenë simbolii pastrimit të parave, Andi Bllata i ABI Bank, i cili pastron paratë përmes parajsave fiskale. Kujtojmë që ish kamarieri Bllata ka pastruar 67 milionë euro me një dorë me ABI Bank, përmes fijeve që zhduken në Ishujt Kajman.

Bllata ka qenë administrator i kompanisë Iliria Development 2 si dhe mbase aksioner i kamifluar me kompaninë NEP Investment Corp, regjistruar në Ishujt Kajman.

NEP Investment Corp kishte 70 % të aksioneve tek Iliria Development 2, e cila u hap dhe u mbyll për disa muaj. Aksionet rezultojnë me vlerë mbi 4 milionë euro.

Para se të hapnin Iliria Development 2, Tan Dulaku dhe Andi Bllata kanë hapur në vitin 2007 kompaninë e shitjes dhe blerjes së pasurive të palujtshme, Iliria Development, duke qarkulluar gjithashtu miliona euro. 51 % të aksioneve në kompaninë Iliria Development i kishte sërisht kompania offshore NEP Investment Corp, me përfaqësuese Vilsa Lila.

Pasi lëvizën miliona euro nga offshoret për 13 vite, në vitin 2020 Dulaku mori të gjitha aksionet e kompanisë Iliria Development. Pak para lëvizjes, NEP Investment Corp dyfishoi kapitalin nga 2 në rreth 4 milionë euro.

(Të gjitha këto transaksione nuk u kanë bërë përshtypje Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe prokurorisë. Nëse një qytetar kalon 10 mijë euro në llogari, duhet të shkojë të japë llogari për burimin. Ndërsa për Dulakun nuk vepron ligji).

Dulaku ka 50 % të aksioneve edhe në kompaninë e qirave dhe menxhimit të hapësirave tregatare L & D Administrim, bashkë me Arian Leskajn, djalin e ish deputetes socialiste Valentina Leskaj, të cilit Rama i ka dhënë për 25 vjet hekurudhën Ballsh-Vlorë, prona publike në Gjirin e Lalzit, leje për pallate, resorte etj.

Dulaku kontrollon kompaninë Tring TV, përmes të cilës ka 50 % të aksioneve në TV Kabllor Shijaku. Me anë të Tringut, Dulaku bën qoka dhe blen heshjen për aktivitetin e tij të zi.

Dulaku ka 1/3 e aksioneve edhe tek kompania Media Vizion, me të cilën kontrollon televizionin Vizion Plus, i cili financohet nga paratë me burim tenderat publikë korruptivë, grabitja e pasurive publike me vendime korruptive qeverie dhe paratë e pista para ose pasi futen në lavatriçen e madhe të kompanive të ndërtimit.

Me Vizion Plus, Dulaku i bën fresk qeverisë, deri diku edhe Sali Berishës dhe kur është nevoja kokës së korrupsionit, Ilir Metës, ndërsa i mban ison kokave të krimit dhe pastrimit të parave.

Është një media tërërisht në shërbim të interesave që përmendëm pjesërisht në këtë shkrim dhe nuk ka asnjë lidhje me informimin e publikut.

Organizata Freedom House, me seli në Uashington, në raportin e fundit “Vendet në Tranzicion 2024″, në kapitullin për Shqipërinë, konstaton se “një pjesë e madhe e mediave u janë nënshtruar interesave të biznesit dhe atyre politike të pak familjeve, apo kontrollohen nga biznesmenë që blejnë aksione në media për të përfituar kontrata publike në këmbim të raportimit të favorshëm“.

Mes mediave që kanë si mision interesat e biznesit dhe pasurimin e pronarëve me para dhe pasuri publike, përmendet edhe televizoni Vizion Plus me pronar Artan Dulaku, një nga monumentet e pastrimit të parave në Shqipëri./ Prapaskena