Anti-Mafia18 Prill 2024, 13:05

Drejtësia në Kanada mbylli kazinonë e Luftarit të El Chapos; Babloku i jep leje për 2 kazino në Vlorë e Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Drejtësia në Kanada mbylli kazinonë e Luftarit të El Chapos;
Luftar Hysaj /

SPAK duhet të hetojë krejt aktivitetin e bazës “Marina Bay Vlorë” të kartelit meksikan dhe pronarët Besnik Lulaj e Luftar Hysa të dy kazinove; ku jo rastësisht, eksperte kontabël është Leze Abazi, gruaja e Luan Abazit, Sekretar i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme...

Pas një viti hetime, Policia, Autoriteti Fiskal dhe Komisioni i Lojërave të Fatit në Kanada, kanë bllokuar kazinonë popullore “Magic Palace” në Kahnawake të Quebec në Kanada, biznes i kartelit mafioz meksikan “Sinaloa” të El Chapo, administruar nga anëtari i këtij karteli Luftar Hysa.

Me një deklaratë zyrtare, Komisioni i Lojërave të Fatit, njoftoi se Këshilli Mohawk i Kahnaeake, ka ndërprerë marrëveshjen kontraktuale me kazinonë “Magic Palace” dhe restorantin pjesë e saj; i ka ndaluar aktivitetin, i ka hequr licencën dhe i ka bllokuar pajisjet elektronike të lojërave të fatit.

Kazino “Magic Palace” vazhdon të jetë e pezulluar, në pritje të rezultatit të procedurave të “Show Cause”, me prova se kazinoja dhe restoranti i saj, përdoreshin për pastrim parash e krime të tjera.

Këtë aktivitet pastrimi parash, karteli meksikan “Sinaloa” i El Chapo, po e kryen dhe në Shqipëri nëpërmjet kazinove, restoranteve, hoteleve, ndërtimeve në bregdet e Tiranë, madje tashmë është futur dhe në tenderë e ankande, duke marrë miliona Euro nga shteti.

Këto fakte, “Pamfleti” i ka denoncuar 2 vite më parë e në vazhdimësi me prova konkrete, duke cituar si bazë të kartelit meksikan në Shqipëri, kryeministrin Edi Rama dhe hotel-resort “Marina Bay” në Vlorë, me pronar Besnik Lulaj.

Më 2 tetor 2020, Besnik Lulaj dhe anëtari i kartelit “Sinaloa” Lufar Hysa u takuan me Edi Ramën në kryeministri, ndërsa 2 muaj pas takimit, përveç statusit “5 Yje” për hotel-resortin “Marina Bay-Vlorë”, kanë marrë dhe licencë për kazino “Entertaimnet& Gaming”.

Licenca është dhënë më 22 dhjetor 2020 e firmosur nga ish-Ministrja e Financave, Anila Denaj, dhënë firmës “Valona Konstruksion” të Besnik Lulajt dhe firmës “ENTRETENIMIENTO PALERMO, SA DE C.W”, filial i rrjetit të kazinove që karteli El Chapo ka në Itali.

Drejtësia në Kanada mbylli kazinonë e Luftarit të El Chapos;

Ky rrjet ka financuar dhe hapjen e kazino “Entertaimnet&Gaming” në resortin “Marina Bay-Vlorë”, me 12 milionë Euro të sjella nga Meksika,  transferuar në adresë të Besnik Feçor Lulajt.

Por, ndërkohë që Luftar Hysajt të kartelit mafioz El Chapo, drejtësia dhe qeveria në Kanada, po i bllokojnë aktivitetet e kazinove e restoranteve, madje dhe Meksika po e heton për pastrim parash, trafiqe e krime të tjera; kryeministri Edi Rama vazhdon i jep licenca për kazino të tjera, për kulla, resorte e miliona Euro tenderë.

Pas licencës së kazino “Entertaimnet & Gaming”, Luftar Hysa e Besnik Lulaj te kartelit El Chapo, kanë marrë licencë për kazino tjetër “Balkan Interaktive Group”, me aktivitet të dyfishtë te resorti “Marina Bay Vlorë” dhe te hoteli “Radisson Collection Morina” në Farkë-Tiranë.

Drejtësia në Kanada mbylli kazinonë e Luftarit të El Chapos;

Dhe për kazinonë e dytë, janë financuar 12 milionë Euro me burim anonim; të cilat duhen hetuar, por së pari, SPAK duhet të hetojë krejt aktivitetin e bazës “Marina Bay Vlorë” të kartelit meksikan dhe pronarët Besnik Lulaj e Luftar Hysa të dy kazinove, ku jo rastësisht, eksperte kontabël është Leze Abazi, gruaja e Luan Abazit, Sekretar i Prokurorisë së Përgjithshme./Pamfleti

luftar hysaj el chapo kazino babloku