Anti-Mafia11 Prill 2024, 10:39

Idriz Haxhiaj i Pasurive të Sekuestruara “sheik” pronash, blen objekt 2.8 milion dollarë në SHBA; a po pastron paratë e aferave?

Shkruar nga Pamfleti
Idriz Haxhiaj i Pasurive të Sekuestruara “sheik” pronash, blen
Idriz Haxhiaj, Drejtor i Agjencisë së Sekuestrimit të Pronave të Sekuestruara /

Nuk kanë fund çudirat në Shqipëri. Këtu te ne nuk ka vetëm politikanë miliarderë, drejtoresha me 500 mijë euro Cash, ministra me vila e makina luksi, por ka dhe drejtorë që investojnë gati 3 milionë dollarë në prona të patundshme.

E kemi fjalën për Idriz Haxhiajn, aktualisht drejtor i komanduar në krye të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Ministri Taulant Balla, pak javë më parë shkarkoi nga detyra “piranjën” Ardian Koni, pasi KLSH zbuloi batërdi me pronat e sekuestruara.

Në këtë detyrë u komandua Idriz Haxhiaj, i cili duket se është një “magjistar” i bërjes së parave.

Faqja e pasurive të patundshme “traded.co” njofton se Idriz Haxhiaj është bërë pronar i një prone industriale me vlerë 2,850,000 dollarë në Nju Jork. Bëhet fjalë për një lloj magazine me sipërfaqe 3398 metër katror. Ajo ndodhet në Bronxdale Avenue në Morris Park, një zonë mjaft e shtrenjtë.

Idriz Haxhiaj i Pasurive të Sekuestruara “sheik” pronash, blen

“Një pronë industriale e vendosur në 1706 Bronxdale Avenue në Morris Park është shitur në një transaksion të fundit.

Prona është e zonuar si M1-1 dhe ka një sipërfaqe prej 11,150 ft (3398 metër) katrore, me dimensione 100,58 ft x 118 ft. Vetë ndërtesa ka një sipërfaqe totale prej 10,704 ft (3262.5 metër) me një çmim për këmbë katrore prej 266 dollarë. Transaksioni u zhvillua më 28.05.2021, me çmim shitje 2,850,000 dollarë. Blerësi i pronës është Idriz Haxhiaj, ndërsa shitësi është Ralph Sassone”, njofton faqja në fjalë.

Faqja në fjalë ka nxjerrë dhe foton e Idriz Haxhiajt dhe kemi të bëjmë po me të njëjtin person. Atëherë si ka mundësi që një drejtor investon afro 3 milionë dollarë në SHBA. Ku kanë dalë gjithë këto para? Mos vallë kjo konfirmon atë që ka shkruar “Pamfleti” pak ditë më parë, apo Haxhiaj po investon paratë e aferave?

Ka zëra, se drejtori Idriz Haxhiaj ka lidhje familjare me Sali Berishën, prej të cilit ka bërë karrierë të lartë; dhe po ia shpërblen me pasuritë e sekuestruara, duke i lejuar dhëndrit Malltezi e ortakut ndërtues Fatmir Bektashi, të shesin pa pengesë pallatet te kompleksi “Mangalem 21“ në Tiranë, pa i marrë detyrimin 100 mijë Euro në muaj.

HEC-i “Drita” i sekuestruar i tropojanit tjetër Erzen Breçani, vazhdon punën, maskuar pas një NIPT-i fiktiv që ka hapur drejtori Idriz Haxhiaj, me të cilin gjoja ekzekuton akt-sekuestrimin e SPAK, ndërsa NIPT-i që ka sekuestruar SPAK vazhdon te punojë me emër tjetër.

E njëjta skemë e bërë nga ish-drejtori Adrian Koni me resortin e sekuestruar “Santa Quaranta” dhe pallatet e Klement Balilit në Sarandë; skemë të cilën po e vazhdon Idriz Haxhiaj, duke lejuar Balilajt t’i përdorin e marrin 100% të fitimeve. /Pamfleti

Idriz Haxhiaj i Pasurive të Sekuestruara “sheik” pronash, blen
Vendndodhja e pronës në New York të Idriz Haxhiaj /

Idriz Haxhiaj i Pasurive të Sekuestruara “sheik” pronash, blen

 

idriz haxhiaj 2.8 milion dollarë në shba pronat e sekuestruara të mafias