Anti-Mafia15 Qershor 2024, 10:16

Klodian Allajbeu, gulenisti i infiltruar; dorëzoi në Ambasadën Turke emrat dhe adresat e gulentistëve në Shqipëri e Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Klodian Allajbeu, gulenisti i infiltruar; dorëzoi në Ambasadën
Klodian Allajbeu /

Ja si dhe pse gulenisti Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan e PPP-Hemodializës, tre muaj pas ultimatumit të Erdognit, u lidh në misionin anti-gulenist e në biznes me erdoganistin Sinan Idrizi të kompanisë së çarterit, të cilit i dhuroi 7.9 milionë Euro...                                         

Fillimisht po përmendin tre fakte konkrete, nga qëndrimi i shtetit turk ndaj grupit të gulenistëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri:

- Më 17 janar 2022, nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë, presidenti turk, Taip Erdogan, iu hakërrye kryeministrit Edi Rama dhe krejt deputetëve, me këtë ultimatum: - Nuk dua të dëgjoj më, që në Shqipëri ka anëtarë të organizatës Feto, ata duhen kapur e dërguar në Turqi.

- Më 2 nëntor 2022 në Ankara, ish-Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu; gjatë një konference shtypi, i tha ish-ministres Olta Xhaçka: - Zbatoni urdhërin tonë, për të kapur dhe ekstraduar gulenistët në Turqi.

- Më 24 janar 2024 në Tiranë, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan; gjatë takimit me Edi Ramën dhe gjatë konferencës për shtyp me Ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, përsëriti të njëjtin ultimatum: - Kapni  dhe ekstradoni gulenistët që janë në Shqipëri.

Qysh prej ultimatumit të fundit, është menduar se Edi Rama nuk po zbaton ultimatumin e Erdoganit, për të evidentuar dhe larguar gulenistët nga Shqipëria; madje njerit prej krerëve të grupit Feto, oligarkut Klodian Allajbeu të “Spitalit Amerikan”, kryeministri Edi Rama i ka dhënë afro 230 milionë Euro tenderë e koncesione.

Të gjithë kanë shprehur çudinë, për faktin se Edi Rama, jo vetëm nuk dorëzon as gulenistin Klodian Allajbeun te Erdogani, por është lidhur aq fortë me të, sa i ka dhënë PPP-Hemodalizën dhe monopolin e tregut publik të shumicës në Tiranë e shërbimit kirurgjikal të trombozës.

Por një infomacion i ardhur në “Pamfleti” nga agjenci të sigurisë kombëtare, bëri me dije, se gulenisti Klodian Allajbeu është pjesë e grupit të Edi Ramës, për të evidentuar dhe futur në kurth, misionarët e tij gulenistë, në zbatim të planit e ultimatumit të Erdoganit, për ti kapur dhe ekstraduar në Turqi, ose minmialisht për ti përzënë.

Sipas informacionit, para një muaji, Klodian Allajbeu nëpërmjet Sinan Idrizit të kompanisë së çarterit të Bablokut, ka dorëzuar te Ambasada Turke në Tiranë, listën me të dhënat personale dhe aktivitetin ekonomik e politik në shërbim të organiztës Feto, të gulenistëve që janë në Shqëpri e Kosovë, ku ai ka dhe degë të “Spitalit Amerikan”.

Ky shërbim prej spiuni në favor të Erdoganit e kundër organizatës Feto; për Klodian Allajbeun është garanci paprekshmërie, të cilën e ka marrë nga biznesmeni Sinan Idrizi, i cili ka dorëzuar listën dhe adresat e gulenistëve te Ambasada Turke.

Lidhjen me Sinan Idrizin e klanit mafioz Erdogan-Rama, gulenisti Klodian Allajbeu e krijoi më 26 prill 2022, kur Sinan Idrizin e bëri ortak te kompania e PP” Hemodializës “EVITA-ARIMO BV”, nëpërmjet filialit të përbashkët “SI-ALBANIA Sh.p.k”, vetëm 3 muaj pas ultimatumit që lëshoi Erdogan më 17 janar 2022 në Shqipëri.

Një muaj e gjysëm pas krijimit, më 8 qershor 2022, kompania e Klodian Allajbeut, i transferoi 7.9 milionë Euro Sinan Idrizit, nëpërmjet firmës “SI-ALBANIA Sh.p.k”, ndërsa 1 muaj më pas, në datën 1 korrik 2022 ia shiti kompaninë fiktivisht sa vlera e kapitalit fillestar 100 mijë lekë./Pamfleti

 

gulenisti klodian allajbeu i infiltruar ambasada turke