Anti-Mafia 7 Dhjetor 2023, 10:28

Meksika i kërkon Shqipërisë të dhëna për “punët” e Luftar Hysës, anëtar i grupit El Chapo dhe mik i Bablokut

Shkruar nga Pamfleti
Meksika i kërkon Shqipërisë të dhëna për
Luftar Hysa /

 Paralelisht, informacion për Luftar Hysën, policia e drejtësia meksikane kanë kërkuar edhe në Kosovë, Mali i Zi, Serbi e Maqedoni, ku ai ka depërtuar me biznese e investime, që janë aktivitete të pastrimit të parave të kartelit “Sinaloa”, por dhe në Itali, ku ky kartel ka rrjetin dominues të kazinove të Palermos e Milanos...

Më 26 nëntor 2023, Policia dhe Drejtësia e Meksikës, i kanë dërguar Policisë e Prokurorisë Shqiptare, kërkesë për informacion mbi aktivitetin në Shqipëri, të Luftar Hysës me shtetësi meksikane, vërtetuar si bashkëpunëtor i kartelit meksikan “Sinalo” të EL Chapos.

Ata interesohen për bizneset në emër të Luftar Hysës apo të fshehura te familjarët dhe burimet e tyre financiare, lidhjet me qarqet politike, qeveritare, bankat, qëllimet e deklaruara të vizitave të tij në Shqipëri, lidhjet me biznesmenë e persona që ai frekuenton.

Sipas informacionit, të dhënat kërkohen në kuadër të një hetimi special, nisur nga indiciet e provat që homologët meksikanë kanë për të, si person i lidhur me kartelin mafioz “Sinaloa”, por edhe prej faktit, se 3 nga 10 të arrestuarit e këtij karteli në qershor 2023, kanë deklaruar se Luftar Hysa bashkëpunon me kartelin mafioz.

Meksikanët i janë drejtuar policisë e drejtësisë tonë, meqë Lufar Hysa, jo vetëm është shqiptar nga Elbasani, por edhe sepse e dinë, që prej fillim-vitit 2019, ka filluar të investojë miliarda Euro me ortakëri e fajde në ndërtim, resorte bregdetare, kazino qendra tregtare, PUB-e dhe kazino.

Faktikisht, Luftar Hysa ka krijuar lidhje të fortë me kryeministrin Edi Rama, i cili më 4 tetor 2020 e priti fshehurazi në kryeministri të shoqëruar nga Dorian Duçka, por agjencitë partnere, thonë se Bablokau e Luftar Hysa janë takuar edhe në New York, Dubai, Itali e Serbi.

Pas takimit të parë sekret më 4 tetor 2020 me Edi Ramën, që u zbulua e filmua nga mediat, anëtari i kartelit “El Chapo”, Luftar Hysa, deklaroi se me kreministrin Rama, kishte bisedar për të bërë një libër promovues për turizmin në Shqipëri.

Por 2 muaj e gjysmë pas takimit, qeveria shqiptare i dha leje për 2 kulla dhe licencën për kazino “Entertaimnet&Gaming”; ndërsa më 20 gusht 2022 i dha licencën për tjetër Casino “Balkan Interaktive Group” te hoteli i një trafikanti në Tiranë.

Saktësojmë, se gjatë viteve 2019-2023, Luftar Hysa ka ardhur 7 herë në Shqipëri; ndërsa më 15 shtator 2022. gazeta meksikane “El Universal” publikoi një raport të autoriteteve anti-trafik të Meksikës, ku thuhet se karteli “Sinaloa” ka krijuar lidhje me mafien shqiptare dhe është duke pastruar masivisht para në Shqipëri.

Këtë lidhje e ka kërkuar lideri i ri i kartelit, Ismael Zambada García, i njohur si “El Mayo”, duke aktivizuar e dërguar të besuarin Luftar Hysa në Shqipëri, me mision bashkëpunimi e penetrimi në qarqet e larta qeveritare; mision që e realizoi realizoi, duke vendosur lidhje me kryeministrin Edi Rama e duke marrë prej tij licenca  kazinoje, ndërtimi etj.

Më 3 tetor 2023, mediat në Kanada, thanë se Policia Mbretërore Kanadeze po heton pasuritë e Luftar Hysës në Montreal, si pjesë të kartelit meksikan “Sinaloa”; prova që kanë dalë gjatë hetimit tatimor të një kazinoje në Kahnaëake, që administrohet nga Lufar Hysa.

Paralelisht, informacion për Luftar Hysën, policia e drejtësia meksikane kanë kërkuar dhe në Kosovë, Mali i Zi, Serbi e Maqedoni, ku ai ka depërtuar me biznese e investime, që janë aktivitete të pastrimit të parave të kartelit “Sinaloa”, por dhe në Itali, ku ky kartel ka rrjetin dominues të kazinove të Palermos e Milanos./Pamfleti

mik i edi ramës luftar hysa meksika policia shqiptare