Anti-Mafia20 Qershor 2024, 13:00

Pastrim parash me “Ferma VIP”: Artan Dulaku deklaron 30 milionë euro fitim

Shkruar nga Pamfleti

Pastrim parash me “Ferma VIP”: Artan Dulaku deklaron 30 milionë

Ka mashtruar sikur i ka shitur televizionit të tij “Vizion Plus”, reklamat e bizneseve të tij, të transmetuara te programi i tij televiziv “Ferma VIP”; fakt të cilin SPAK duhet ta hetojë, si krim fiskal nëpërmjet kalimit nga njëri xhep te xhepi tjetër, por dhe 7 milionë Euro të deklaruara si donacione...

SHBA dhe BE nuk e lejuan zbatimin e skemës mafioze të qeverisë shqiptare, për amnistinë fiskale me objekt legalizimin e miliardave të botës së krimit e korrupsionit, nën maskën njohjes së kursimeve të emigrantëve deri në 2 milionë Euro personi.

Por kryeministri Edi Rama, nëpërmjet institucioneve tatimore, po lejon miqtë dhe ortakët biznesmenë, të përdorin marifete të tjera me letra fiktive, për të pastruar milionat e zeza që fusin në ndërtime, biznese turistike e aktivitete të tjera. 

Një nga këta biznesmenë “lavatriçe”, është Artan Dulaku, pronari i “TV-Vizion Plus”, “Tring” e 11 kompanive të tjera ndërtuese, shërbimesh, resortesh e shitje armësh te policia, nëpërmjet favorizimit të transaksioneve ilegale, evazionit fiskal dhe bilanceve fiktive në tatime e dogana.

Një skemë të tillë mashtrimi fiskal, me aktivitet legalizimim dhe futjen në investime, të milionave të trafikantëve të drogës e të politikanëve që i kanë vjedhur me korrupsion; ndërtuesi Artan Dulaku e realizoi nëpërmjet programit “Ferma VIP” në “TV-Vizion Plus” e “Tring”.

Ky program i nisur më 22 mars, u propagandua si spektakli televiziv reality show më madhështor e i suksesshëm në Shqipëri dhe Ballkan, që gjoja vendosi standarde të larta, me ide, organizim e realizim të producentes Holta Dulaku dhe drejtim të analistes e nuses së Saliut.

Por sipas informacionit, që “Pamfleti” nga siguruar nga burime brenda tatimeve, rezulton se programi “Ferma VIP”, ka qenë “spektakël” miliona Euro, të pasqyruara si fitime në 2 muaj e gjysmë të këtij programi televiziv.

Pas mbylljes së “Ferma VIP” më 12 qershor 2024, pronari Artan Dulaku i “TV-Vizion Plus” e “Tring”, ka deklaruar 30 milionë Euro fitim, duke regjistruar si të ardhura reklamat e donacionet.

Mashtrimi fiskal, qëndron në faktin, se mafiozi Artan Dulaku ka llogaritur si të ardhura 23 milionë Euro nga programi “Ferma  VIP”, reklamat që ka bërë për bizneset e tij, konkretisht për resortet “San Pietro-Hotel Meliá” në Lalz, “Gone Perivol” në Dhërmi, “Marina Orikum”, për projektin e resortit te Porti i Limionit në Sarandë, për kompaninë “Tring” dhe për 5 firma ndërtimi e kulla në Tiranë.

Pra, Artan Dulaku, deklaron se i ka shitur televizionit të tij “Vizion Plus”, 23 milionë Euro reklama të bizneseve të tij, të transmetuara te programi i tij televiziv “Ferma VIP”; fakt të cilin SPAK duhet ta hetojë, si mashtrim fiskal nëpërmjet falsifikimit të pagesave, shpenzimeve, të ardhurave e fitimeve, nga njëri xhep te xhepi tjetër i tij.

Përveç kësaj, në bilancin financiar të programit “Ferma VIP”, mashtruesi, falsifikatori e evazori fiskal Artan Dulaku, ka deklaruar si fitim edhe 7 milionë Euro donacione nga biznese të tjera.

Nuk dihet, sa milionë Euro të ardhura e fitime, do deklarojë nga rrjetet sociale, gjatë 2 muajve e gjysmë “Ferma VIP”; por SPAK duhet hetojë indicien, që ky program në “TV-Vizion Plus”, nuk u bë si rivalitet ndaj “Big Brother VIP-3”, por si skemë “lavatriçe”, për të futur në qarkullim 30 milionë Euro të trafikantëve e politikanëve./Pamfleti

pastrim parash ferma vip artan dulaku