Anti-Mafia18 Prill 2024, 11:14

Pazari Rama- Berisha/ Nuk bëhen publikë emrat e zyrtarëve, biznesmenëve e trafikantëve që përfitojnë nga amnistia

Shkruar nga Pamfleti
Pazari Rama- Berisha/ Nuk bëhen publikë emrat e zyrtarëve,
Pazari i amnistisë /

Lulzim Basha me të tijtë, argumentuan se në amnisti u përfshinë zyrtarë qeverie, drejtësie dhe biznesmenë e trafikantë të lidhur me shefat e politikës, sepse ishte pjesë e pazarit të Edi Ramës e Sali Berishës, për të zbehur punën e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme...

Prej disa ditësh, po hartohen listat emërore të personave të dënuar me burg nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme, të cilët përfitojnë lirim e ulje dënimi, nga amnistia penale që hartuan PS e Foltorja në pazar mes tyre, të servirur si gjoja “konflikt për barazi penale e humanizëm”.

Deri tani, po përmendet vetëm numri i përfituesve, por një burim informacioni ka thënë për “Pamfleti”-n, se Drejtoria e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë, kanë marrë urdhër të shpallin vetëm numrin total të përfituesve, pa publikuar emrat e tyre.

Me justifikimin, se nëpërmjet mos publikimit të emrave, gjoja do respektohet e drejta e konfidencialitetit personal të të dënuarve; do mbahen të fshehtë emrat e zyrtarëve të qeverisë, drejtësisë dhe biznesmenëve e trafikantëve që do lirohen nga burgu e do përfitojnë ulje dënimi.

Para e pas votimit të amnistisë në parlament, qeveria dhe përfaqësuesit politik të PS e Foltores, deklaruan se zyrtarët dhe biznesmenët e dënuar për korrupsion nga SPAK e GJKKO dhe prokuroritë e rretheve, nuk do përfitojnë dalje nga burg e as 1 orë ulje dënimi.

Ndërsa Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj si juristë dhe ekspertë, argumentuan se në amnisti janë përfshirë zyrtarë qeverie, drejtësie, biznesmenë e trafikantë të lidhur me shefat e politikës.

Sepse lirimi dhe ulja e dënimit për ta, ishte pjesë e pazarit të Edi Ramës e Sali Berishës, për të zbehur punën e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme, duke i hapur rrugë precedentit, që drejtësia i dënon, ndërsa pushteti politik i liron me amnisti.

E vërteta është, se në paketën ligjore të amnistisë penale, u përfshinë nenet e Kodit Penal, që dënojnë korrupsionin e zyrtarëve të qeverisë e drejtësisë dhe personave të lidhur me ta në përfitime të paligjshme.

Për ta fshehur të vërtetën e pazarit, klientelizmit dhe mashtrimit të tyre publik, Edi Rama e Sali Berisha, kanë urdhëruar të mos publikohen emrat e zyrtarëve, biznesmenë e trafikantë të lidhur me ta, që përfitojnë nga amnistia.

Por ligji e detyron të publikohen me emër, atësi, mbiemër, pozicion pune e aktivitet para dënimit, veprat penale, prokuroritë gjykatat nga të cilat janë dënuar, datat, afatet e dënimeve dhe masat e përfitimit nga amnistia./Pamfleti

pazari i amnistisë rama-berisha