Anti-Mafia15 Prill 2024, 14:36

Plarent Ndreca, deputeti i 6 bordeve shtetërore, modeli i hajdutit qeveritar me bilance false

Shkruar nga Pamfleti
Plarent Ndreca, deputeti i 6 bordeve shtetërore, modeli i hajdutit
Plarent Ndreca

Kryeministri Edi Rama e ka emëruar nëpër borde shtetërore, duke i njohur përkushtimin si iniciator, firmosës dhe manipulator i grabitjes së fondeve e pasurive publike...

SPAK e ka gati, dosjen e zezë të viteve 2013-2023 për deputetin e PS, Plarent Ndreca, me prova vjedhjesh të fondeve e pasurive me tenderë, ankande, ryshfete e licenca, në 3 detyrat larta si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Brendshme dhe Turizëm-Mjedisit.

“Pamfleti” po publikon dhe aktivitetin zyrtar, ku deputeti Plarent Ndreca ka lënë gjurmë e prova të shumta, si firmosës dhe fshehës i korrupsionit e vjedhjeve në disa borde shtetërore.

Plarent Ndreca, deputeti i 6 bordeve shtetërore, modeli i hajdutit

Paralelisht me 3 postet e larta, deputeti Plarent Ndreca ka qenë zv/kryetar e kryetar në disa borde shtetore dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, me detyrë kryetar i komisionit të juridik, ku hartohen vendimet financiare të bashkisë.

Duke i njohur përkushtimin si iniciator, firmosës dhe fshehës i vjedhjes së fondeve publike, kryeministri Edi Rama e ka emëruar deputetin Plarent Ndreca, paralelisht në 6 borde e me nga 3-4 mandate, kur ligji lejon emërimin vetëm në dy borde.

Si “profesor” drejtësie, deputeti Plarent Ndreca e njeh mirë kufizimin ligjor, por i ka pëlqyer të jetë paralelisht në disa “tepsi” të pushtetit; të cilat, nëse SPAK i heton, do zbulojë batërdinë që ka bërë dhe ka lënë gjurmë e prova të shumta.

Prej 11 vitesh, Plarent Ndreca vazhdon drejton bordin e “Qytetit Studenti”; periudhë gjatë të cilës, bashkë me drejtoreshën Anila Shehu dhe dhëndrin e Fatmir Xhafajt e dy drejtorë të Bashkisë, kanë krijuar një gropë të zezë vjedhjesh me tenderë, kontrata qeraje gjoja me humbje.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se bordi i “Qytetit Studenti” në duart e Plarent Ndrecës, i ka hartuar bilancet me gjoja 12 milionë Euro humbje, ndërsa KLSH dhe auditetet e Bashkisë e Ministrisë së Financave, kanë zbuluar 33 milionë Euro vjedhje me tenderë e amortizime materiale; mes tyre, vjedhjen e 7.2 milionë Euro në vit nga akomodimi studentëve dhe kontratat e qirave me privatët.

Deputeti Plarent Ndreca, ka drejtuar Bordin e Universitetit Politeknik të Tiranës, kur sipas KLSH dhe qeverisë studentore, janë miratuar e falsifikuar dokumente shpenzimesh me tenderë e gjoja kërkime shkencore në vlerë për 17 milionë Euro; janë dhënë paga fiktive, janë vjedhur 8.3 milionë Euro nga të ardhurat e studenteve Bachelor e Master.

Deputeti Plarent Ndreca, vazhdon e drejton Bordin e Entit Kombëtar të Banesave, ku përveç vjedhjes me tenderët e ndërtimit dhe ankandet e shitjes së pallateve për të pastrehët; bordi ka miratuar falsifikimin e dokumenteve për 316 apartamente, njësi tregtare e garazhe, të cilat u janë dhënë zyrtarëve e personave të lidhur me ta si gjoja të pastrehë, me çmime të lira e pa interesa.

Paralelisht me detyrat në ministri, Deputeti Plarent Ndreca ka qenë Kryetar Bordi dhe Sekretar i Komisionit të Agjencisë Kombëtare të së Drejtës së Autorit në Ministrinë Kulturës, ku ka bërë abuzime të shumta me licencat private dhe të ardhurat nga tarifat e të drejtës së autorit; por së pari, i ka shërbyer pushtetit të PS, për të bllokuar dhe gjobitur mediat on-line.

Paralelisht me detyrën Sekretar në Ministrinë e Brendshme dhe pas shkarkimit për korrupsion, deputeti Plarent Ndreca drejtoi bordin e “Yllyrian Guard”, polici objektesh, ku ai kalonte e zhdukte fonde për gjoja blerje mobiljesh, makinash e pajisjesh dhe bënte emërime me ryshfete.

Paralelisht me detyrën Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, deputeti Plarent Ndreca, ka patur në vartësi direkte Agjencinë e Përqendruar të Tenderëve, ku sipas raporteve të KLSH, është konstatuar si urdhërues i 138 milionë Euro vjedhje dhe 10.8 milionë Euro vjedhje në tenderin e uniformave policore, por SPAK e la jashtë dosjes hetimore./Pamfleti

plarent ndreca