Anti-Mafia18 Qershor 2024, 11:10

Pyetja 1 milionë dollarësh/ A është bashkëpronar Edi Rama me Artan Dulakun?

Shkruar nga Pamfleti
Pyetja 1 milionë dollarësh/ A është bashkëpronar Edi
Edi Rama dhe Artan Dulaku /

Në çdo pasuri që merr falas nga shteti dhe në çdo investim që ka bërë Artan Dulaku, thuhet se kanë pjesën e tyre Edi e Olsi Rama që i kanë dhënë licenca, toka e PPP; si edhe Trifon Murataj i “Bana King” e Ben Qimja i Fierit, që nën maskën e Dulakut pastrojnë miliardat e kokainës...

Përsëri më 12 qershor 2024, në takimin e platformës turistike digjitale “TEA”, kryeministri Edi Rama, me një demagogji të pështirë sikur i dhimbset turizmi, sulmoi SPAK-un për sekuestrimin e koncesionit te Porti Detar Ushtarak i Limionit në Sarandë.

Vendimin e SPAK për këtë koncesion, Edi Rama e quajti çmenduri që po bllokon zhvillimin e zonës turistike, duke bërë thirrje të hiqet sekuestro e të pushohet hetimi, për ish-ministren Olta Xhaçka që e ka dhënë dhe për Artan Dulakun, që ka marrë falas 3 mijë m2 objekte e 537 mijë m2 tokë buzë detit me dokumente false.

Kryeministri Edi Rama, i ka dhuruar Artan Dulakut afro 4 milionë m2 troje e toka shtetërore në bregdet, Tiranë, Durrës, Lalz, Kavajë, Vlorë, Himarë e Sarandë për pallate, kulla, hotele, resorte, që janë ndërtuar e po ndërtohen me miliardat e drogës dhe korrupsionit.

Dhe resorti me vila, pallate e port jahtesh në Limion të Sarandës, do ndërtohet me 200 milionë Euro, për të cilat Artan Dulaku nuk ka deklaruar asnjë burim financiar të ligjshëm, ndërkohë që vetë është i zhytur në borxhe bankare dhe fajde te trafikantët e qeveritarët.

Madje më 18 mars, në mbledhjen e Asamblesë të PS të resorti “San Pietro-Hotel Meliá” në Lalz i Artan Dulakut, kryeministri Edi Rama e  kërcënoi hapur SPAK-un, duke i bërë thirrje të ndërpriste hetimet dhe të hiqte sekuestron, për Portin Detar të Sarandës që ka grabitur Dulaku.

Kërcënimi ishte ky: - ‘SPAK të anulojë menjëherë sekuestrimin, sepse atë koncesion e ka dhënë qeveria, dhe asnjë prokuror kushdo qoftë, nuk mund të krijojë dyshime te vendimet e qeverisë, mbas ne e kemi krijuar SPAK-un; ndryshe do merremi seriozisht me këtë rast, ndërsa ata prokurorë do jenë përgjegjës për bllokimin e këtij investimit 200 milionë Euro’.

Nuk është rastësi, që sa herë nisin hetime e bëhen denoncime për kullat, hotelet, resortet dhe koncesionet e Artan Dulakut, kryeministri Edi Rama del e mbron si i harbuar, duke kërcënuar mediat dhe prokurorët e SPAK-ut, tamam sikur është bashkëpronar me Dulakun.

Në fakt, për çdo pasuri shtetërore që merr falas dhe në çdo investim që ka bërë Artan Dulaku, thuhet se kanë pjesën Edi e Olsi Rama që i kanë dhënë licenca, toka e PPP; por edhe Trifon Murataj i “Bana King” e Ben Qimja i Fierit, që nën maskën e Artan Dulakut, pastrojnë miliardat e kokainës.

P.sh., krejt ceremonia e inaugurimit të resortit “San Pietro-Hotel Meliá” në Lalz, u drejtua nga Edi Rama, sikur është pronë e tij; ndërtuar me 145 milionë Euro, mbi 335 mijë m2 tokë pronë shtetërore dhënë falas në emrin e Artan Dulakut.

Në mbrojtje sikur është bashkëpronar, kryeministri Edi Rama ka marrë disa herë dhe koncesionin që i ka dhënë Artan Dulakut në 110 mijë m2 tokë shteti falas për ndërtimin e resortit me vila, pallate e port jahtesh “Marina Orikum”.

Me kërcënime histerike ndaj mediave sikur është bashkëpronar, Edi Rama ka mbrojtur dhe fshatin turistik “Gone Perivol” në Himarë, për të cilin i ka dhënë 265 mijë m2 tokë pronë shtetërore falas Artan Dulakut, me Vendim Qeverie Nr. 24/2, datë 20/11/2017 si gjoja investitor strategjik.

Pasuritë shtetërore afro 8 miliardë Euro, që Edi Rama i ka dhuruar Artan Dulakut dhe mbrojtjen që iu bën duke kërcënuar mediat e SPAK-un; vetë SPAK-u duhet ta hetojë si indicie për bashkëpronësi ose ortakëri e përfitime prej tyre./Pamfleti

edi rama artan dulaku pyetja 1 milionë dollarësh bashkëpronarë