Anti-Mafia17 Prill 2024, 10:35

Sarandë/ Ujësjellësi në duart e bandës “Tepelena”; në krye Oltion Çaçi e kunati Arben Kaçorri

Shkruar nga Pamfleti
Sarandë/ Ujësjellësi në duart e bandës
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi dhe Arben Kaçorri

Nga Tepelena janë Drejtuesi Ligjor, Drejtori Teknik, kontrollorët e sahatëve të ujit, linjave të furnizimit, të faturimeve, zyrës së financave, tenderëve, auditit e Kryetari Bashkisë, Oltion Çaçi; madje dhe mbikëqyrësi i aktivitetit të ujësjellësit në emër të Ministrisë së Infrastrukturës është Arben Kaçorri nga Tepelena, kunati i kryetarit të bashkisë... 

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime në Sarandë, është e vetmja në kategorinë saj, që si furnizuese me ujë e një rrethi bregdetar e me turizëm, ka marrë 3 herë më tepër financime nga qeveria, se 4 ujësjellësit e Qarkut të Gjirokastrës së bashku.

Por në Sarandë, përveçse ka vetëm 5 orë furnizim me ujë, Ujësjellësi ka dalë çdo vit me humbje e vjedhje, për shkak të korrupsionit, nëpërmjet mos faturimeve e faturimeve minimale të bizneseve ferma, prodhim mermeri, lavazho, linja peshku, hoteleri e resorte, të cilët paguajnë si familjarë e nuk paguajnë dhe japin ryshfete te shefat e Ujësjellësit.

Shefat e Ujësjellësit të Sarandës janë nga Tepelena, të cilët prej 12 vitesh, kanë krijuar një bandë të strukturuar që organizon dhe realizon vjedhjen e fondeve nëpërmjet tenderëve, të ardhurave nga shitjet, pagave fiktive dhe bilanceve me gjoja humbje.

Banda “Tepelena” që ka kapur dhe komandon Ujësjellësin e Sarandës, drejtohet nga Armando Goxharaj, nipi i gruas së Gramoz Ruçit, i cili nga Memaliaj u katapultua Drejtor Shitjesh në Ujësjellësin e Tiranës, ndërsa në dhjetor 2022 u transferua Drejtor i Ujësjellësit në Sarandë.

Në këtë detyrë, Armando Goxharaj nga Memaliaj, zëvendësoi drejtorin Sheme Lulo nga Memaliaj, i cili ishte në krye të Ujësjellësit të Sarandës qysh prej muajit mars 2012, ndërsa prej 1 viti është emëruar Drejtor Teknik i Ujësjellësit.

Përfaqësues i ortakëve shtetëror në Ujësjellësin e Sarandës, është Kryetari i Bashkisë, Oltion Çaçi, i lindur në Memaliaj, rritur në Tepelenë, biznesmen hotelesh në Durrës dhe katapultuar Kryetar Bashkie më 14 maj 2023.

Personi që monitoron dhe mbikëqyr aktivitetin e Ujësjellësit të Sarandës në emër të Ministrisë së Infrastrukturë-Energjisë, është Arben Kaçorri nga Tepelena, me detyrë Drejtor i Monitorimit në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve; dhe kunat i Kryetarit të Bashkisë-Sarandë, Oltion Çaçi e lidhje familjare me Gramoz Ruçin dhe drejtorin e Goxharaj të Ujësjellësit.

Shefi dhe kontrollorët e sahatëve; shefi dhe 11 mbikëqyrësit e rrjetit të Ujësjellësit janë nga Tepelena, familjarë e krushq të drejtuesve kryesor të ujësjellësit dhe të Bashkisë Sarandë.

Nga Tepelena janë dhe faturistët e zonës së qytetit, të bizneseve të hotelerive e restoranteve, si dhe punonjësit e arkëtimit, regjistrit elektronik të faturimeve e debiteve, të financave e auditit të brendshëm dhe sektorit të tenderëve, investimeve e shërbimeve.

Ndërsa bordi i ujësjellësit, që firmos shpenzime investime, punësime e bilance, ka zyrtarë të pushtetit lokal dhe Drejtorin Ekonomik të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizmeve, Florian Demi, i afërm i Gaz Demit, ndërsa gjithë bilancet i miraton krye bashkiaku tepelenas.

Prej 12 vitesh që Ujësjellësi i Sarandës drejtohet nga banda “Tepelena”, është vjedhur e nxjerrë fiktivisht me humbje nga 500 milionë deri në 1.2 miliardë lekë në vit, madje dhe në 5 muajt e sezoneve të plazhit; ndërsa sipas KLSH, janë financuar investime që nuk janë kryer fare, në vlerë totale 18 milionë Euro.

Edhe 1 vit pas kalimit të 51% aksione në administrim të Ministrisë së Infrastrukturë-Energjisë, Ujësjellësi i Sarandës ka dalë me gjoja humbje për të maskuar vjedhjet; ngaqë vazhdon të përdoret si “burim” milionash për bandën “Tepelena”, të drejtuar nga krye bashkiaku Oltion Çaçi dhe kunati i tij Arben Kaçorri. /Pamfleti

gjirokaster tepelene oltion caci arben kacorri