Anti-Mafia13 Prill 2024, 16:03

Si i është “qepur me bukë në trastë” Edi Rama, Fatos Tushes së Lushnjës; kërkon burg për herë të tretë

Shkruar nga Pamfleti
Si i është “qepur me bukë në trastë” Edi
Fatos Tushe dhe Edi Rama /

Prej 4 vitesh, SPAK nuk prek 213 zyrtarë të lartë, madje dhe Kryetaren e ILDKPI, Evgjeni Bashari, që janë vërtetuar për fshehje pasurie; madje po lë të lirë edhe krye hajdutët Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, Ergys Verdho, Skerdi Drenovën e OST, Piro Vëngun e Portit Detar-Durrës, Edlira Boden e Spitalit të Traumës, Albana Ficon e QSUT, Artan Lamen e Kadastrës...

Pa mbushur 2 muaj që ish-krye bashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, mbaroi dënimin e dytë me 1 vit burg dhe u lirua, SPAK e thirri përsëri nën hetim, për akuzën e mos deklarimit të një pasurie.

Megjithëse është vërtetuar, që ish-Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, është arrestuar e dënuar dy herë me urdhër të Edi Ramës, SPAK që ka zbatuar këto urdhra, po e trash zullumin me vazhdimin e qëllimit hakmarrës të Bablokut kundër Fatos Tushes.

Për të emëruar kryetare “kukullën” e tij Eriselda Sefa, kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Arben Krajës, bëri “kurban” Fatos Tushen, duke e arrestuar për një tender 24 milionë lekë, ku ai kishte firmosur verbalisht dokumentet e dorëzuar nga zv/kryetarja e kryetarja aktuale Eriselda Sefa.

Herën e parë, Fatos Tushe u arrestua në zyrë më 6 korrik 2021, me akuzën “Shpërdorim detyre” në një tender, akuzë për të cilën u dënua 2.4 vite burg, ndërsa ish-zv/kryetarja e kryetarja aktuale Eriselda Sefa, drejtori juridik dhe kryetari komisionit të tenderit nuk u prekën.

Brenda 1 ore pas arrestimit, kryeministri Edi Rama, firmosi vendimin për shkarkimin e krye bashkiakut Fatos Tushe, ndërkohë që ligji për pushtetin lokal e përcakton qartë, që kryetari i bashkisë, shkarkohet kur kryen një vepër penale të vërtetuar me vendim gjyqësor.

Një ditë pas arrestimit, Edi Rama tha: - SPAK të hetojë çdo dosje në atë bashki dhe ta dënojë në mënyrë shembullore kryetarin e arrestuar, mbasi ky është qëndrimi (qëllimi) im dhe i PS-ës.

Por kryeministri Edi Rama e ka pasur goditje hakmarrëse personale, arrestimin dhe dënimin e krye bashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, gjë që e vërteton ky fakt:

- Më 26 janar 2023, Fatos Tushe mbaroi dënimin 2.4 vite burg për “Shpërdorim detyre” dhe u lirua, por më 2 mars 2023 SPAJ e arrestoi përsëri, ndërsa me vendim të Gjykatës, u dënua edhe 1 vit burg për “Pabarazi në tenderë”, për të njëjtin fakt penal që ishte dënuar 2.4 vite burg.

Mirëpo Bablokut, nuk i është shuar hakmarrja ndaj Fatos Tushes së Lushnjës, dhe i është “qepur me bukë në trastë”, për ta arrestuar e dënuar për herë të tretë dhe ka nisur zbatimi i skenarit.

Në fillim të muajit mars 2024, ish-krye bashkiaku Fatos Tushe, përfundoi dënimin e dytë me 1 vit burg dhe u lirua, por më 10 prill 2024, SPAK e thirri përsëri, këtë herë duke i sajuar akuzën e mos-deklarimit të 1 pasurie.

Është dukshëm, skenar i urdhëruar nga Babloku, fakti që brenda 3 vitesh, SPAK piketon dhe merr të pandehur për herë të tretë pas dy dënimeve me burg për të njëjtën vepër penale, ish-krye bashkiakun Fatos Tushe, tani me akuzën  për fshehjen e 1 pasurie.

Prej 4 vitesh, SPAK nuk prek 213 zyrtarë të lartë, madje dhe Kryetaren e ILDKPI, Evgjeni Bashari, që janë vërtetuar për fshehje pasurie; madje po lë të lirë edhe krye hajdutët Ilir Beqja, Ogerta Manastirliu, Blendi Gonxhe, Ergys Verdhon e KESH, Skerdi Drenovën e OST, Piro Vëngun e Portit Detar-Durrës, Edlira Boden e Spitalit të Traumës, Albana Ficon e QSUT, Artan Lamen e Kadastrës.

Ndërsa paska kaq devocion e gatishmëri, që për të plotësuar kënaqësinë e Bablokut, arreston dhe bashkë me gjykatën, arreston, dënon me burg, liron e fut përsëri në burg Fatos Tushen, për neglizhencë në një tender 24 milionë lekë./Pamfleti

edi rama fatos tushe me bukë në trastë