Dosja e zezë21 Shtator 2023, 12:36

Skandaloze/ Bastet, rikthehet aktiviteti kriminal; këtë herë si monopol i fëmijëve dhe vëllezërve të kryeministrave

Shkruar nga Pamfleti
Skandaloze/ Bastet, rikthehet aktiviteti kriminal; këtë herë si
Foto Ilustruese.../

Bastet si biznes e aktivitet nga zhvillimi deri te monitorimi on-line, do jenë monopol fitimi miliardash në dorë të Edi e Olsi Ramës, djalit të kompetentit të Sudes dhe klanit mafioz të trafikantëve e ndërtues Fidel Ylli dhe Dajlan Avdia...

Pas kalimit në Komisionin e Ligjeve dhe Ekonomisë, projekt-ligji për bastet e ka të hapur rrugën e miratimit në parlament, ku deputetët do t’i thonë “amin” këtij biznes miliardash, sepse e ka rikthyer dhe po e mbështet Babloku, familjarët e klani i tij mafioz “Fidel Ylli-Dajlan Avdia”.

Në projekt-ligj, thuhet se bastet elektronike do t’i monitorojë qeveria si kritere ligjore, si funksionim dhe si aktivitet të ardhurash financiare, por nuk deklaron se më çfarë mekanizmi elektronik do t’i monitorojë ato.

“Pamfleti”, është interesuar pranë Ministrisë së Financave që është dikasteri kontrollues i lojërave të bixhozit, ku na bëjnë me dije se është rifutur në lojë PPP-ja “Moligic Sh.p.k” me administratore Dhurata Meksin, me pronar të birin, Endri Aleksandër Meksi dhe me ortak ilegal Olsi Ramën.

Skandaloze/ Bastet, rikthehet aktiviteti kriminal; këtë herë si

Kjo PPP është miratuar me vendim qeverie në 12 dhjetor 2016 me afat 30-vjeçar, për “Ndërtim, zhvillim, operim e mirëmbajtje të sistemit të monitorimit on-Line për lojërat e fatit në Shqipëri”.

Më 23 janar 2017, fitues i kësaj PPP-je ishte kompanitë “Admiral Sportwetten GmbH&“ATSI Spolka Akcyjna” & “MC Networking” të përfaqësuara nga kompania “MC Networking”, që paçka se u paraqitën si 3 kompani të ndryshme, këto janë të gjitha në  pronësi të Endri Meksit.

Më 26 prill 2017, me vendim qeverie të firmosur nga zv/kryeministri Niko Peleshi, u miratua Kontrata Koncesionare Nr. 5758, lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Endri Meksit, ndërsa më 7 qershor 2017, Endri Meksi krijoi shoqërinë koncesionare “Moligix” për monopolin e sistemit qendror dhe monitorimin e lojërave të bixhozit.

Skandaloze/ Bastet, rikthehet aktiviteti kriminal; këtë herë si

Por PPP që nuk u zbatua; dhe sipas ligjit, pas 3 muajsh nga data e miratimit të kontratës është shfuqizuar qysh më 7 shtator 2017; por ka dalë përsëri në skenë tani që po miratohet ligji i basteve, me të njëjtin emër “Moligix”, me të njëjtin pronar e të dhëna tatimore.

Në Ministrinë e Financave, kanë nisur procedurat për ta rinovuar e futur në aktivitet këtë PPP të paligjshme, me pronësi në letra e Endri Meksit dhe në ortakëri ilegale me Olsi Ramën.

Qëllimi është, që qeveria të mos miratojë tjetër PPP për monitorimin e basteve, nga frika se mund të marrin pjesë shumë kompani të tjera vendase e të huaj; por direkt pas miratimit të ligjit, kompania “Moligix” e Endri Meksit dhe Olsi Ramës, të jetë monopoli që do monitorojë bastet.

Themi që në këtë PPP, është në ortakëri ilegale Olsi Rama, mbasi para 7 vitesh, bashkërisht me Endri Meksin, nëpërmjet kryeministrit Edi Rama sajuan koncesionin 10-vjeçar me fitim total 100 milionë Euro, për menaxhimin e taksës tatimore TVSH.

Këtë e organizuan nëpërmjet kompanisë së tyre “M.POS Limited”, filial i kompanisë “MCN Services” të Meksit, por deklaruar si firmë nga Hong Kong, të cilën FMN dhe BB nuk e lejuan.

Pra, bastet si biznes e aktivitet nga zhvillimi deri te monitorimi on-line, do jenë monopol fitimi miliardash në dorë të Edi e Olsi Ramës, djalit të kompetentit të Sudes dhe klanit mafioz të trafikantëve e ndërtuesve Fidel Ylli dhe Dajlan Abdia./Pamfleti

bastet monopoli mafioz fëmijët dhe vëllezërit e kryeministrave